Organizatat dhe Trupat Punues

Datalab merr pjesë në mënyrë aktive në organizata të ndryshme Sllovene dhe ndërkombëtare sidhe në trupa standardizues.

Andrej Mertelj, drejtor ekzekutim i Datalab, është kryetar i grupit të TIK në Këshillin Konkurrues të Qeverisë së Republikës Sllovene. Këshilli përbëhet nga 7 seksione vertikale(TIK, shëndetësi, materiale, transport dhe mjedis, farmaci, etj) dhe 3 seksione horizontale( mjedisi biznesor dhe financiar, sistemi i edukimit etj.) Në këtë mënyrë ne i kemi ofruar një shansë në ndikimin e drejtimit të Qeverisë Sllovene dhe ndihmë industrisë së IT-së për të marrë vendin që e meriton si pjesë fondamentale e shoqërisë moderne.

 

KODA.SI është asociacioni i zhvilluesve të softuerit në Odën Ekonomike dhe të Industrisë në Slloveni. Datalab është bashkë-themeluese e këtij asociacioni dhe z. Andrej Mertelj është kryetar.

PATENTI.SI është organizatë e cila në vitin 2005 ka luftuar kundër direktivave të BE-së për patenta në Softuer e cila ka mund ta rrezikoj zhvillimin e softuerit në mbarë BE-në. Datalab është bashkë-themeluese e PATENTI.SI. Ne gjithashtu kemi ofruar kontributin më të madh financiarë dhe organizatorë në këtë organizatë.

Fondacioni për Infrastrukturë të Lirë të Informacionit është një asociacion i përkushtuar për të luftuar kundër kufizimit të zbulimeve dhe dominimit të korporatave të mëdha në zhvillimin e softuerit. Andrej Mertelj është anëtarë i Kuvendit të Përgjithshëm të kësaj organizate.

Datalab është anëtare e Institutit Slloven të Standardizimeve ku kontribuon në strukturën e Komitetit Teknik të Inxhinierisë Elektrike, IT-së dhe Telekomunikacionit (SIST/TC ITC). Komiteti Kombëtarë i Koordinimit për Ndryshimet Euros në Odën Ekonomike dhe të Industrisë dhe në Ministrinë e Ekonomisë i ka pëgatitur kompanitë Sllovene për futjen e Euro-s. Përfaqësuesit e Datalab kanë drejtuar grupin punues për sistemet e informacionit në KODA.SI, dhe gjithashtu kanë përgatitur dokumentimin dhe kanë koordinuar @ështjet e hapura. Një përfaqësues i Datalab ka mbajtur pesë punëtori(workshops) në tërë Slloveninë.

Trupa e standardizimit të e-biznesit, së par në Odën Ekonomike dhe të industrisë dhe pastaj me GS1, ka për qëllim të standardizojë e-biznesin nëpër kompani dhe institucione qeveritare.

Platforma Teknologjike Sllovene për Softuer dhe Shërbime në relacion me platformën Evropiane NESSI (Networked European Software & Services Initiative) reprezanojnë një vend ku takohen dituria, strategjitë dhe potenciali, për të azhuruar zhvillim më të shpejt të industrisë së IT-së me konkurrencë ndërkombëtare. Vizioni i Platformës Teknologjike për Softuer dhe Shërbime është që të përgatitë dhe implementon qasje të reja të cilat do të mundësojnë zhvillim të mëtutjeshëm të Ekonomisë Sllovene dhe Evropiane duke përdorur modele biznesore të orientuara në shërbime.

Është koha të bëjmë një hap para. Propozimi i planit punues për implementimin e përshpejtuar të e-biznesit në NVM (eSME Slovenia 2007).

Për çdo pyetje shtesë ju lutem na dërgoni një e-mail në info@datalabks.com.

X