PANTHEON Enterprise

Ideale për përshtatshmëri sipas kërkesave të biznesit tuaj

PANTHEON Enterprise është një sistem ERP i informacionit të biznesit i dizajnuar për kompanitë me rritje të shpejtë që kërkojnë stabilitet, funksionalitete të avancuara, dhe adaptivitet të sistemit. Një fushë e gjerë e funksionaliteteve e bënë këtë sistem më të përdorshëm për çdonjërin në kompani, nga menaxhmenti tek shitja dhe departamentet e kontabilitetit dhe financave. Pos tjerash, ju gjithashtu mund të përdorni përparësitë e tipareve të ndryshme të inteligjencës biznesore (dashboards, analitika, raportet, planifikimet).

Gjithmonë në përputhje me legjislacionin

PANTHEON i është adaptuar ligjeve ose është përditësuar tu përshtatet të gjitha ndryshimeve legjislative (pagave. tatimit në të hyra, TVSH). Përditësimet e programit përgatiten sa herë që ndryshojnë ligjet dhe rregulloret e të bërit biznes. Programi përditësohet automatikisht nëpërmes internetit për të gjithë përdoruesit – shpejt dhe lehtë.

Pasqyrat e peformancës në monitorin tuaj.

Versionet e avancuara të veçorive të PANTHEON kanë të integruara funksionalitetet e analizës biznesore të cilat ofrojnë pasqyra të operacioneve në të gjitha nivelet e kompanisë.Nga kjo menaxherët dhe ekzekutivi i kompanisë kanë gjithmonë një pasqyrë precize të operacioneve të kompanisë, dhe mbledhin informata kyçe për nevojat afatgjata nga një numër i madh i burimeve.

Biznesi ndërkombëtar

PANTHEON është lokalizuar për ligjet dhe rregullacionet sidhe në gjuhët e shumë shteteve, duke ju mundësuar përdoruesve të arrijnë përputhje me të bërit biznes jashtë vendit. Për nevojat e përdoruesve në vende të ndryshme, ndërfaqja është përkthyer në disa gjuhë.

Zgjidhjet shtesë

Një numër i zgjidhjeve vertikale për PANTHEON të zhvilluara nga Datalab sidhe partnerët e pavarur, janë në dispozicion për ti adresuar nevojat e veçanta të përdoruesve. Në këtë mënyrë, përdoruesit mund ta përditësojnë dhe plotësojnë PANTHEON-in me zgjidhje të veçanta.

Me Panteon kemi pasur një optimizim të operacioneve. Burimet i kemi menaxhuar në mënyrën më efikase. Kontroll më të mirë i lidhjeve të funksioneve të biznesit  në një sistem të vetëm, pavarësisht nga vendndodhja, duke çuar në një reduktim të gabimeve dhe shpenzimeve.

BSI d.o.o.

Pa investime në infrastrukturë

PANTHEON Enterprise mund të përdoret edhe pa investime në infrastrukturë, mirëmbajte dhe implementim. Në rast se abonoheni online për PANTHEON Hosting, kompania juaj ka nevojë vetëm për një kompjuter me lidhje në internet, e gjithë infrastruktura tjetër është e lidhur në rrjetë. Kjo mënyrë e përdorimit është shumë e favorshme dhe mbi të gjitha e sigurt dhe e besueshme.

Hi të filloni ta përdorni PANTHEON Enterprise?

Na kontaktoni

Telefononi konsulentët tanë në: (038) 749 045  ose na shkruani në: sales@datalabks.com.

Provoni DEMO versionin

Plotësoni formularin dhe filloni ta provoni versionin DEMO, të cilin mund ta bëni Upgrade në programin i cili ju përshtatet më së miri.

Regjistrimi pör kurse

Hidhni një sy listës së kurseve të organizuara na Akademia Datalab për ndërmarrjet më të mëdha.

Çmimorja e licencave PANTHEON Enterprise dhe veçoritë e tyre

PANTHEON-i me qira (Hosting)

Të gjitha të dhënat që ju futni në PANTHEON (për shembull, faturat, inventari, kontabiliteti, listën e pagave, etj) janë të ruajtura në një bazë të dhënash që gjendet zakonisht në një kompjuter të veçantë – server. Serveri është çdoherë aktiv, në mënyrë që të dhënat është gjithmonë në dispozicion, përveç kushteve të përshtatshme të sigurisë në server për të parandaluar humbjen e të dhënave, para së gjithash ka backup sidhe mbrojtje fizike dhe softuerike për të dhënat tuaja. PANTHEON Hosting paguhet si pjesë e një normës mujore, dhe ajo përfshin përdorimin e softuerit, reja ligjore, të dhënat e arkivimit dhe serverin me qira.

Më shumë për PANTHEON Hosting

Blerja e PANTHEON

Në rast se vendosni për ta blerë programin, ai do të instalohet në kompjuterin/serverin tuaj dhe ju duhet që vazhdimisht ta përditësoni me versionet e reja (ndryshimet legjislative dhe funksionalitet e reja) sidhe ta siguroni arkivimin e të dhënave. Shuma e blerjes duhet të vendoset në një instalim dhe kështu programi do të bëhet pronë e juaja. Ju do të ngarkoheni me një shumë vjetore për përditësimet e programit.

Na kontaktoni në: (038) 749 045

Thërrisni konsulentët tanë dhe së bashku ju do të gjeni një zgjidhje të përshtatshme për optimizimin e proceseve të biznesit në kompaninë tuaj!

X