Historiati i Kompanisë DATALAB

DataLab d.o.o. është krijuar nga Andrej Mertelj dhe Tomaž Teyrovsky me 9 Shtator, 1997 I si kompani e zhvillimit te softuerit per NVM. Ata vendosën të krijonin kompaninë pas Gekko d.o.o., ku të dy ishin të punësuar sidhe Andrej ishte ortak dhe kompania bankrotoi. Gekko ishte kompani që kishte një rrjet të madh të dyqaneve të kompjuterëve dhe ishte e dyti nga brendet më të fuqishme të kompjuterëve (sipas PowerPlus) në Slloveni. Rënia e kompanisë ishte si rezultat I paqartësive në operimin e biznesit si mungesë e mirëmbajtës së duhur të IT-së. Qëllimi i Andreit ishte i qartë: Asnjë ndërmarrës nuk duhet të braktisë ndërmarrjen e tij si rezultat i  zgjedhjes së gabuar të softuerit. ‘Kthimi i të dhënave në Profit’ ka qenë moto e Datalab që nga fillimi, dhe shumë qartë pasqyron misionin e saj – të ndihmoj kompanitë të gjenerojnë përfitime më të mëdha nga bizneset e tyre duke përdorur Teknologjinë informative. Ne besojmë se IT është vegla e vetme që ndihmon kompanitë të arrijnë rezultate te prekshme (rritje të profitit) dhe jo të përfundojnë të bankrotuara.

Puna ekipore e tre njerëzve vuri themelet e HERMES, një aplikacion tradicional në të cili është i bazuar ERP Pantheon. Duke vazhduar me rritje graduale të zhvillimit të softuerit përmes zhvillimit të saj dhe mirëmbajtës, u vë në dukje se qëllimet tona mund të arrihen nga një rrjet i gjerë i përdoruesve. Implementimi dhe përkrahja bëheshin shumë e më shumë si ngarkesë, dhe kompania pati nevojë të fokusoj aktivitetet e saj. Në vitin 2000, u krijuar Rrjeti i Partnerëve të Datalab: partnerët merren me shitjen, implementimin, dhe përkrahjen, ndërsa Datalab zhvillon softuerin dhe koordinon aktivitetet e partnerëve. Mirëmbajta e Datalab me qendër në Lubjanë, Maribor, dhe Koper u bënë si filiale të pavarura me punëtorët e tyre si pronarë. Ai vit ishte i vështirë dhe pati në rënie në shitje si rezultat i riorganizimit, por kompania mori veten dhe sot është njëra nga kompanitë me rritjen më te shpejtë në Evropën Juglindore. Organizata rezultoi në aktivitete më të fokusuara dhe procese të qarta të biznesit në rrjetin e rritur të partnerëve.

DataLab mund të konsiderohet si  kompani “tipike” softuerike që ka filluar nga një kompani nga garazha deri në bursë.  Ajo ndjek aktivitetin primar si kompani komerciale, por nuk e neglizhon edhe përgjegjësinë sociale. Kjo dëshmon se zgjedhe të suksesshme të IT-së mund të realizohen edhe nga Europa.  Me 1 Dhjetor, 2003, Datalab u krijua si korporatë e kufizuar nga aksionet me punëtorë si aksionarë, e cila është edhe një hap i rëndësishëm në realizimin e qëllimeve tona.

Ekipi i Datalab para bursës së Lubjanës

30 Qershor 2008 shënon themelet e ardhshme kur Datalab, d.d., është listuar në BURSËN e Ljubljanës (stock: DATR). Ne u bëmë kompania e parë Sllovene e IT-së e listuar në bursë. Dhe dy vite më vonë, me 30 Qershor 2010, PANTHEON ndihmon dhe ofron mbështetje për 20,000 përdorues. 30,000 përdorues janë shënuar me 27 Shkurt 2013 dhe momenti historik I 40,000 përdoruesve me 31 Mars, 2015.

Datalab është kompani Sllovene lidere që zhvillon zgjedhje për informatat e biznesit e cila demonstrohet nga lista e referencave dhe katër tituj të arritshmërisë si Më të mirët e INFO’s – Finalist në vitin 1999, 2000, 2001 and 2002, Oracle EE & CIS Partner I vitit  2007, European Seal of Excellence 2008 and 2012, çmimi i artë Best e-Solution dhe çmimi i argjend Best e-Business (JAPTI) dhe një numër tjetër i të arriturave si kompani.

E Ardhmja

 

Puna jonë nuk përfundon kurrë. Në përkujdesemi të ju ofrojmë përdoruesve tonë vegla qe do t’i ndihmojnë ata të arrijnë më të mirë nga të dhënat e tyre. Ne shpresojmë të rrisim thjeshtësinë e përdorimit dhe të mbulojmë të gjitha aspektet e biznesit të cilat nuk janë ende të përfshira. Një nga fushat më të rëndësishme do të jetë e-biznesi dhe zvogëlimi i shpenzimeve të tyre të mirëmbajtjes.

Kjo na afron me qëllimin tonë – zhvillimin e softuerit më të mirë për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, kështu duke ju ndihmuar atyre të mbijetojnë dhe të përparojnë, sepse ato formojnë pjesën  më të rëndësishme të ekonomisë së shtetit.

.