Veçoritë themelore të sistemit PANTHEON Enterprise (SE, ME)
Një fushë e gjërë e funksioneve e bënë PANTHEON Enterprise një sistem i cili mund të përdoret në tërë kompaninë; nga menaxhmenti dhe prokurimi deri tek kontabiliteti dhe burimet njerëzore. Ky përfshinë edhe mbështetje për shërbimet dhe module të prodhimit të thjesht. Veçoritë e listuara më poshtë janë në dispozicion në të gjitha licencat nga nga SE e më lartë.Arkat
Arkat (operacionet e keshit) formojnë një pjesë përbërëse tek shitja e mallrave apo shërbimeve. Me operacionet e keshit, kuponët apo faturat nga shfrytëzuesit përgatiten duke përdorur të dhëna për klientët, artikujt dhe stoqet të futura më herët në program.
Kuponët ose faturat mund të krijohen duke përdorur printime të paradefinuara ose mund të përshtaten nevojave dhe dëshirave të kompanisë dhe klientëve tuaj. Integrimi i terminaleve manuale dhe barcode skanerëve me program është shumë i lehtë. Kështu, ju iu mundësoni klientëve tuaj të kalojnë nëpër linjën e pagesave sa më shpejtë që të jetë e mundur.
E-Biznesi dhe dyqanet online
Përdoruesit e PANTHEON mud ti kenë të gjitha përparësitë e të gjitha benefiteve të e-biznesit – të gjitha punët me firmat e kontabilitetit , shtetin, dhe partnerët në biznes mbulohen me këtë program. Kjo qasje e të bërit biznes është e shpejtë dhe efektive, dhe më e rëndësishmja është që kostot ulen drastikisht.
Funksionet e e-biznesit janë të integruara brenda sistemit të informacionit të biznesit dhe janë vetë një klikim larg. P.sh. një përdorues krijon pro-fatura dhe klikon opsionin “Eksporto në PDF”; kjo faturë është gati të dërgohet tek klienti nëpërmes programit. Dërgimi elektronik i formave të raportimit të cilat janë të obligueshme nga shteti (TVSH, regjistrat komercial) është gjithashtu shumë i lehtë me PANTHEON.
Në vitet e fundit, dyqanet online dhe shërbimet tjera të bazuara në internet, janë bërë shumë të popullarizuara. PANTHEON është zgjidhje e përkryer për bizneset që janë apo që dëshirojnë të zgjerohen në fushën e e-biznesit – Një numër i madh i partnerëve ofron aplikacione të licencuara dhe të përshtatura të një fushë të gjerë të zgjidhjeve në e-biznes të cilat shumë lehtë mund të integrohen me PANTHEON. Disa kompani tanimë përdorin PANTHEON për mbështetjen e operacioneve të dyqaneve të tyre online.
Stoqet, Operacionet e Depove, Doganat
PANTHEON mbështetë të gjitha operacionet kryesore të depove dhe ofron një pasqyrë përmbledhëse të mallrave të kompanisë. Pasqyrat e stoqeve dhe porositë janë të shpejta dhe të lehta për përdorim; një numër i procedurave automatike siguron mbajte konstante të niveleve optimale të stoqeve.
Për shkak se PANTHEON mbështetë të gjitha proceset brenda një kompanie, operacionet e depove janë lehtë të integruara me punën në departamentet tjera (shitjet, prodhimi, kontabiliteti etj.)
PANTHEON mbështetë një fushë të gjerë të operacioneve të depove doganore. Ky program mbështetë Tipin D të depove doganore sidhe të gjithë dokumentacionin dhe regjistrat përcjellës. Sikurse modulet tjera, moduli për depot doganore bazohet në tipin e dokumentit. Kjo lejon mbështetje të njëtrajtshme për shumë depo doganore dhe për çfarëdo sasie të lëvizjeve legale të mallrave në depot doganore. Principi bazik mbrapa modulit të depove doganore është të ofroj një regjistër të mallrave hyrëse dhe dalëse bashkë me dokumentacionin shoqërues. Varësisht nga nevojat e kompanisë mund të përdoret qoftë modeli i thjeshtëzuar apo ai i zgjeruar.
Në modelin e thjeshtëzuar vetëm kuponët dhe lëshimet monitorohen nga DUD-i (Dokumenti Unik Doganorë). Idea mbrapa këtij modeli është që për çdo lëshim nga depoja doganore krijohet një deklaratë doganore, në mënyrë që mallrat mund të shiten në treg të hapur apo të shiten jashtë kufijve të shtetit. Modeli i zgjeruar përfshinë mbështetje për lejet doganore për vlerësimet javore dhe mujore. Me modelin e zgjeruar, shumë hyrje apo dalje në regjistra përfshihen në një deklaratë të vetme plotësuese.
Programi gjithashtu mbështet spastrimet lokale dhe deklaratat e brendshme, përfshirë dhe krijimin dhe printimin e DUD-ave. Programi mbështetë gjithashtu edhe Deklaratat e Importit dhe DUD-ave sidhe deklaratat e thjeshtëzuara për import dhe eksport.
Një sërë analizash dhe raportesh të cilat përdoren për ndjekje të mallit në depo doganore janë gjithashtu në dispozicion për përdoruesit e PANTHEON.
Kontabiliteti i TVSH-së
PANTHEON e mundëson mbajtën e regjistrave të tatimeve sipas ligjeve dhe rregullacionit në fuqi.
Librat e tatimeve të cilët përdoren në program krijohen automatikisht duke përdorur të dhënat të cilat paraprakisht janë futur në modulin për operacionet e mallrave. Informatat në regjistrat e taksave sortohen në bazë të tarifës së selektuar tatimore, metodës blerë nga/shitur tek (furnizuesit e brendshëm, importe, shitjet tek konsumatori i fundit ) Librat e tatimeve ted in the tax records based on the selected tax rate and purchase from/sell to method (domestic suppliers, imports, sales to end customers). Librat e tatimeve përbëhen nga: librat e faturave të lëshuara dhe parapagimeve të mara nga shitjet e mbrendshme dhe shitjet në vendet e BE-së, librat e faturave të pranuara dhe parapagimeve të bëra për furnitorët e brendshëm apo importet nga BE-a. Ka edhe regjistra special për formularët e obligueshëm nga shteti, të cilët gjithashtu krijohen automatikisht duke përdorur të dhënat e futura paraprakisht në modulin për operacionet e mallrave.
Për nevojat e analizave dhe kontrolleve, raportet e regjistrave të tatimeve mund të krijohen për çdo periudhë kohore, dhe jo vetëm periudhat tatimore; krijimi i raporteve tatimore për një javë, për partner, department, etj.
Kontoja e TVSH-së gjithashtu krijohet automatikisht. Mund të krijohet direkt nga programi apo të eksportohet tek portali online i administratës tatimore. Shtesat tjera obligative për TVSH mund gjithashtu të krijohen automatikisht. Kur një konto e TVSH-së dërgohet tek administrata shtetërore e tatimeve, programi do të mbyllë periudhën tatimore për të parandaluar editime shtesë. Formularët e E TVSH-së të krijuara në këtë mënyrë gjithashtu postohen automatikisht në program.
Personat që të regjistruar në TVSH të cilët furnizojnë persona tjerë të regjistruar në TVSH apo etnitete tjera të regjistruara në TVSH në ndonjë shtet të BE-së u kërkohet të dorëzojnë deklaratat përmbledhëse, të cilat gjithashtu krijohen automatikisht nga programi. Gjithashtu në program përfshihet edhe një tabelë për ti edituar të dhënat direkt nga periudhat tatimore paraprake.
Asetet Fikse
Moduli i aseteve fikse në PANTHEON përdoret për të regjistruar ngjarjet biznesore të ndërlidhura me prokurimin, përdorimin, dhe zhvlerësimin e aseteve fikse.
Regjistri i aseteve fikse përmbanë të gjitha të dhënat lidhur me secilin aset fiks dhe aktivizimin e tij sidhe çdo ndryshim që e përcjell atë deri sa të dalë nga përdorimi. Historiatet e të gjitha aseteve fikse janë lehtë tu kontrolluar sidhe lehtë të arritshme.
Regjistrat e ndryshimeve në vlerë të aseteve fikse janë një pjesë e rëndësishme e punës me asetet fikse. Krahas raporteve të zhvlerësimit, kemi edhe raporte të ndryshimeve të shkaktuara nga ri vlerësimi pozitiv apo negativ i aseteve fikse.
Ndryshimi i lokacionit të secilit aset fiks mund të ndiqet duke përdorur të dhëna në parterët e biznesit sidhe ndryshimet në shpërndarjen e aseteve fikse mund të ndiqen në lidhshmëri me të dhënat rreth punonjësve. Regjistrat e riparimeve dhe servisimeve të skeduluara gjithashtu mund të bëhen për asetet fikse të cilat shfrytëzohen si pajisje të zyrave.
Kalkulimet e zhvlerësimit mund të bëhen për disa asete fikse të zgjedhura apo për tërë asetet fikse të kompanisë, dhe këto informata automatikisht kopjohen në regjistra. Programi llogaritë zhvlerësimin në bazë të ndryshimeve si pasojë e ndonjë dëmtimi apo rivlerësimi rritës.
Postimi i të gjitha aktiviteteve të aseteve fikse në librin kryesorë bëhet në mënyrë automatike duke përdorur konto të definuara paraprakisht në regjistrin Kategoritë e Zhvlerësimit ose në regjistrin Asetet Fikse. Përdoruesit kanë mundësin e postimit të aseteve fikse me anë të departamenteve dhe qendrave të kostove.
Kërkimi i regjistrit të Aseteve Fikse është i lehtë dhe transparent dhe është në dispozicion me anë të disa kritereve të kërkimit. Ndjekja e inventarit të aseteve fikse është bërë ende më e lehtë me integrimin e skanerëve të barkodeve në program. Me këtë program, asetet fikse dhe veglat e vogla mund të kopjohen automatikisht nga dokumentet e pranimit tek regjistrat e Aseteve Fikse dhe Vegëlave Të Vogla.
Llogaritja e Pagave
Moduli për llogaritjen(kontabilitetin) e pagave në PANTHEON i prezanton përdoruesit me një shkallë shumë të lartë të adaptivitetit. Një fushë e gjerë e llojeve të kompanive, marrëdhënieve të punës, pagesave bazike dhe ato shtesë, sidhe taksat, të gjitha këto janë të përfshira në program.
Përgatitja e listës së pagave është shumë e lehtë sepse të dhënat kryesore ka nevojë të futen vetëm një herë. Dosjet e punonjësve dhe regjistrat e Personelit shërbejnë si bazë për llogaritjen e listës së pagave. PANTHEON i transferon automatikisht të dhënat për mungesat apo prezencën, komuton kostot, kreditë, detyrimet e përbashkëta dhe tarifat, sigurimet shtesë të pensionit, etj. duke përdorur llojet e të ardhurave të përcaktuara në mënyrë të përshtatshme.
Llogaritja e listës së pagave gjithashtu përfshinë të gjithë formularët obligativ nga shteti dhe disa raporte tjera që ofrojnë përmbledhje të kontributeve, fitimet, llogaritjet, kreditë, kodet e fletëpagesave, regjistrat, e punonjësve për gjatësinë e bonuseve në shërbime e etj.
Pagesat mund të krijohen direkt nga formulari në të cilin kalkulohet dhe përgatitet edhe lista e pagave. Me postim automatik, lista e pagave postohet automatikësish në librin kryesor.
Një mekanizëm për autorizim garanton që informatat personale për punonjësit tuaj të mbesin private.
Prodhimi i Thjeshtë
Moduli për prodhimin e thjeshtë trajton të gjitha proceset bazike të prodhimit. Bërthama e modulit të Prodhimit janë specifikimet, të cilat përmbajnë të gjitha të dhënat lidhur me materialet dhe operacionet, sidhe urdhëresat e punës të cilat përdoren për të lëshuar materialet dhe pranuar produktet. Numrat serik mund të prezantohen për ta bërë më të lehtë punë, sepse ju mundësojnë ndjekjen e produkteve dhe monitorimin e tyre në detaje.
PANTHEON është zgjidhja e duhur për prodhim serik sidhe për atë sipas porosisë. Një vegë e programit e bënë të mundur krijimin e urdhëresave të punës duke përdorur disa kritere, gjersa një kontrollë në program pengon përdoruesit nga shtimi i urdhëresave tek një urdhëresë pune më shumë se një herë, duke zvogëluar drastikisht gabimet. Kur procesohet dhe krijohet një urdhëresë pune, numrat e porosive të shitjes shërbejnë si dokumente ndërlidhëse, duke ofruar pamje të menjëhershme të statusit dhe realizimit të porosive të shitjes.
Porositë - Shitjet dhe Blerjet
Moduli i Porosive porosive përdoret për të kontrolluar porositë e pranuara, ofertat, profaturat për klient, porositë lëshuara, blerjet, sidhe profaturat për furnitor. Një sistem i statuseve përdoret për të ndjekur porositë nëpër tërë ciklin e “jetës” së tyre.
Listat e përzgjedhjes mund të përdoren për të thjeshtëzuar punën në depo të mëdha dhe gjithashtu u lejon përdoruesve të përdorin rezervimet e veçanta për të rezervuar mall për klientët specifik. Zgjidhjet CRM të zhvilluara nga zhvilluesit e jashtëm ofrojnë qasje në kohë reale në tërë dokumentacionin që ka të bëjë me klientët.
Porositë mund të shërbejnë si bazë për krijimin e faturave për lëshimin e mallit dhe krijimin e urdhëresave të punës për prodhim. Duke përdorur funksione të lehta dhe të thjeshta, porositë e shitjeve apo blerjeve mund të përdoren për të krijuar fatura për mallrat e pranuara apo lëshuara, kështu duke eliminuar nevojën për futjen e shumëfishtë të të njëjtave të dhëna.
Programi gjithashtu mund të përdorë sinjalin e nivelit të stokut (stokun minimal apo atë optimal) dhe të dhënat nga porositë e shtijës për të gjeneruar automatikisht porosi tek furnitorët. Përdoruesit gjithashtu mund ti shikojë porositë e pa ekzekutuara. Veçori tjetër janë pasqyrat e daljeve të cilat tregojnë dinamikat e rrjedhjes së mallrave për secilën porosi. Ndjekja e porosive të klientëve mund të integrohet edhe me Dyqanet në Internet B2B apo B2C.
Lëshimi dhe Pranimi i Faturave
PANTHEON bashkon një fushë të gjerë të funksioneve të faturimit: lëshimi dhe pranimi i faturave, transferet e mallrave ndërmjet depove kontabiliteti i mallrave, ndjekja e stokut. Për nevojat e përdoruesve të shitjes me pakicë, këto funksione mund të integrohen me terminalet POS.
Avantazhi kryesorë oi operacioneve të faturimit në PANTHEON është një fushë e gjerë e opsioneve të cilat janë në dispozicion për përdoruesit. PANTHEON mbulon plotësisht nevojat e faturimit nga dyqanet me sistem kompleks të inventarit deri tek kompanitë e mëdha prodhuese – qasja shumë e lehtë në informata shumë të detajuara lidhur me qarkullimin e mallrave gjithashtu përcjellja e detajuar e njësive individuale madje edhe në depo të mëdha është shumë e lehtë.
Mekanizëm tërësisht i adaptueshëm për përcjelljen e njësive individuale sidhe mundësia e përshtatjes së njësive me garancionin e numrave serik me anë të standardeve më strikte të përcjelljes. Dokumentet e ndryshimeve të çmimeve janë të lehta për ti krijuar; ato mund të krijohen manualisht për idente individuale apo për grupe ose kategori të tyre, apo direkt duke përdorur të dhëna nga dokumentet e lëshimit apo pranimit të mallit. Kemi edhe funksioni për faturim periodik: vetëm futni klientin dhe intervalin kohor për pagesa (abonimet ose qiraja ) dhe programi do të krijo numrin e kërkuar të faturave.
Për nevojat e raportimit të obligueshëm nga BE të transaksioneve (Single Administrative Document, IntraStat), në PANTHEON është i përfshirë një modul për krijim automatik të raporteve dhe dërgimi i tyre tek zyra shtetërore e statistikave. Monitorimi i qendrës së kostos e bënë të mundur lidhjen e faturave të lëshuara dhe të pranuara me udhëtimet, listën e pagave, kostot direkte, etj. Është vegël ideale për korporata e cila përmban metodologjitë ABC për përcjelljen e kostove: secili projektit mund ti jepet një mikro-bilanc vetanak.
Programi ofron gjithashtu një pasqyrë përmbledhëse të dokumentimit, e cila rritë ndjeshëm produktivitetin e përdoruesit. Në secilin dokument, e tërë fusha në PANTHEON dhe dokumentet e jashtme të lidhura mund të qasen me vetëm një klikim. Në dispozicion janë disa raporte, duke përfshirë raportet për faturat e lëshuara dhe ato të pranuara, raportet për lëvizjen e materialeve, raportet për paketimin e mbetjeve, dhe pasqyrat e stokut. Të gjitha të dhënat e rëndësishme për operacionet ditore mund të qasen në një vend dhe të përdoren për përgatitjen e krahasimeve dhe analizave të ndryshme. TVSH apo regjistrat e tatimeve gjithashtu janë të mbështetura plotësisht.
Menaxhimi i Udhëtimeve
Menaxhimi i udhëtimeve e bën të lehtë përcjelljen e e udhëtimeve (duke përfshire udhëtimet em shumë ndalesa) sidhe kostot e lidhura me udhëtimet dhe atë në shumë valuta. Kostot e udhëtimeve mund të paguhen në disa mënyra (kesh, disbursim, urdhër pagesë, me anë të pagës mujore etj.)
Kemi në dispozicion një gamë të raporteve, nga raportet bazike të udhëtimeve tek pasqyrat e udhëtimeve të paguara dhe ato të pa paguara. Për ti postim të lehtë të udhëtimeve mund të përdoret mënyra e postimit automatik.
Sikurse lista e pagave edhe udhëtimet mund të postohen automatikisht.
Kontabiliteti
PANTHEON Accounting – mbështet një libër kryesor me kontot e nëndegëve dhe postimin automatik dhe manual të ngjarjeve biznesore. Shumica e postimeve krijohen automatikisht duke përdorur shabllone të paradefinuara. Librat e nëndegëve të kontabilitetit janë plotësisht të integruara me librin kryesor, kështu që të dhënat nuk ka nevojë të rifuten përsëri. Postimi bëhet edhe më i thjeshtë përmes përdorimit të çelësave të shpërndarjes të bazuar në shabllonet e definuara paraprakisht.
Një grafikon bazik i kontove veç është i integruar në program; natyrisht ai mund të plotësohet apo të ndryshohet, ashtu si mund të definohet paraprakisht me anë të shablloneve të postimit automatik.
Moduli i raporteve financiare përmbanë shabllone të paradefinuara dhe formula të cilat mund të përdoren për të krijuar disa raporte përmbledhëse të ndryshme dhe deklarata hyrëse duke përdorur disa kritere: periudhat, departamentet, qendrat e kostove etj. Raportet gjithashtu mund të përdoren për të krahasuar periudhat individuale, dhe mund të përgatiten në çdo valutë.
Moduli i raporteve përmbledhëse mund të jetë shumë i dobishëm dhe mund të përdoret për të identifikuar se cilët ditarë nuk janë të balancuar dhe postimet të cilat nuk përputhen. Programi gjithashtu mbështetë mbylljen e klasave të ndryshme të kontove në bazë të departamenteve dhe qendrave të kostove, dhe i përgatit automatikisht ditarët për postim në librin kryesor. Moduli për mbyllje mund të përdoret për të krijuar automatikisht ditarë hapës dhe përmbyllës për vitin fiskal.
Moduli i kontabilitetit gjithashtu mbështetë raportet në bankën qendrore në arkëtimet dhe pagesat afat-shkurta të shkaktuara nga marrëdhëniet me personat jo-rezident.
PANTHEON gjithashtu ofron të dhëna të konsoliduara të kontabilitetit të cilat mbështesin konsolidimin e të dhënave të kontabilitetit në deklaratat e kontabilitetit. Deklaratat e konsoliduara të kontabilitetit formohen duke marrë deklaratat individuale të kompanive të konsoliduara dhe pastaj duke i bërë përshtatjet e kërkuara. Konsolidimi përgatitet nga një kompani e autorizuar, e cila lexon postimet që plotësojnë kriteret e datës për të përgatitur një deklaratë të konsoliduar financiare.
Serviset
Funksionalitetet e serviseve janë të dedikuara për përdoruesit në industritë e serviseve dhe për përdoruesit të cilët lëshojnë garancione për produktet që ata i shesin.
Karakteristikë kryesore e serviseve është që lëshimet dhe pranimet duhet të jenë të balancuara. Identet e pranuara duhet gjithashtu të jenë të lëshuara apo të zëvendësohen me idente tjera apo të mbyllen me kredit nota. Për këtë arsye, një depo për shërbime është e definuar paraprakisht. Në këtë depo, stoku përcjellët në bazë të vlerës dhe kualitetit.
Urdhëresat për servise përdoren për të përcjellë kërkesat e klientëve – pranimi i artikujve të kthyer për servisim dhe kthimi i tyre pasi që është bërë riparimi, apo ndërrimi i tyre me artikuj tjerë apo lëshimi i një kredit note, dhe të gjitha këto në një dokument të vetëm. Kur të pranohen mallrat për servisim, programi kontrollon nëse mallrat janë blerë vërtetë nga kompania e përdoruesit dhe a janë ende nën garancion. Varësisht se a janë produktet ende nën garancion apo jo, përdoruesit mund të zgjedhin kthim të faturueshëm apo të pa faturueshëm të kërkesave të klientit.
Monitorimi i kërkesave tek furnitorët, kjo është për produktet e dërguara tek furnitori, dhe bëhet nëpërmes dokumenteve të lëshuara për kërkesat tek furnitorët, të cilat janë marrë përsëri nga furnitori përmes dokumenteve të pranuara, apo janë mbyllur në ngjarjen kur furnitori lëshon një kredit notë.
Programi gjithashtu ofron një pasqyrë të kërkesave të mbyllura nga klientët dhe të furnizuesit dhe për përmbajtën e tyre.
Personeli
Menaxhimi i burimeve njerëzore – një fushë mjaftë e neglizhuar nga bizneset – por që në PANTHEON zë një vend shumë të rëndësishëm. Bërthama e modulit për menaxhimin e burimeve njerëzore përbëhet nga dosjet e punonjësve. Përdoruesit e PANTHEON mund të mbajnë një sasi të madhe të regjistrave të punonjësve nga të gjitha llojet: punonjësit me orar të plotë, ata me gjysmë orari, kontraktorët e jashtëm, punonjësit student, praktikantët dhe ish-punonjësit etj. Dosjet e punonjësve përpilohen dhe ruhen për secilin veç e veç. Dosjet përmbajnë informatat personale dhe informatat lidhur me anëtarët e familjes sidhe punësimin paraprak; përdoruesit mund ta shikojnë historikun e lëvizjeve të një punonjësi brenda kompanisë dhe ta monitorojnë kohëzgjatjen e shërbimit, ditët shtesë të pushimit me pagesë, historiku i pushimeve, kontrollet mjekësore dhe informata tjera obligative nga shteti, sidhe informatat rreth edukimit trajnimit dhe shpenzimeve të ngjashme. Moduli i burimeve njerëzore përmbanë një pjesë speciale me të dhënat për rrogat e punonjësit, siguracionin vullnetar pensional dhe atë të detyrueshëm duke përfshire edhe regjistrin e pagesave, anëtarësinë në unione dhe regjistrat e pagesave, orët e punës, dhe të dhëna tjera kyçe të cilat përdoren në program. Për nevojat e punësimit të punonjësve të ri, programi përmbanë një modul për përcjelljen e procesit të pranimit për pozicionet e dëshiruara. Kandidatët mund të ruhen në data-bazën e kompanisë si kërkues të punësimit për shpalljet e ardhshme. Për të vlerësuar të intervistuarit përdoret një sistem i vlerësimit i cili bën të mundur zgjedhjen e kandidatit të duhur për pozitën e punës. Informatat nga procesi i pranimit mund të transferohen lehtë në dosjen e punonjësit. Një mekanizëm i autorizimit garanton që informatat personale për punonjësit të mbesin private dhe të sigurta.
Thirrni në (038) 749 045
Telefononi konsulentët tanë dhe së bashku ju do të gjeni një zgjidhje të përshtatshme për optimizimin edhe proceseve biznesore në kompaninë tuaj!