Funksionalitetet e sistemit PANTHEON Small Business

Funksionalitetet Themelore

Blagajna

 

Operacionet e Keshit (Arkat)

Operacionet e Keshit formojnë një pjesë integrale e shitjes së mallrave dhe shërbimeve. Me operacionet e keshit, kuponët ose faturat për klientët përfundimtarë janë përgatitur duke përdorur të dhëna për konsumatorët, artikujt, dhe stoqeve të futura më parë në program.

Kuponët ose faturat mund të krijohen duke përdorur printime të parapërcaktuara, ose mund të personalizohen në mënyrë që ti përshtaten nevojave dhe dëshirave të kompanisë dhe konsumatorëve tuaj. Integrimi i terminaleve manuale dhe barcode skanerëve me programin tonë është shumë i lehtë, dhe shkurton edhe më shumë kohën e nevojshme për të përgatitur dokumentet tuaja. Në këtë mënyrë, ju do të mundësoni klientëve tuaj ta kryejë pagesën sa më shpejt të jetë e mundur.
Përparësitë:

  • lëshimi i POS (Point-of-sale) faturave/kuponëve
  • Regjistri i të dhëave të konsumatorit
  • Kontrollimi i malrave dhe stoqeve
  • Mbyllja e arkave dhe postim automatik i dokumenteve
  • Integrimi i barcode skanerëve dhe terminaleve manuale me program
Shtija me pakicë PANTHEON Retail

Naročila kupcev in dobaviteljem

 

Urdhërat e Shitjes dhe  Blerjes

Moduli i urdhëresave përdoret për të parë urdhresat e pranuara, kuotimet, dhe profaturat për klientët sidhe urdhresat e lëshuara, kërkesat, dhe profaturat nga furnizuesit. Një sistem i statuseve përdoret për të ndjekur urdhëresat gjatë gjithë ciklit të tyre.
Funksione të thjeshta mund të përdoren për të krijuar fatura të hyrëse dhe dalëse nga urdhëresat, pa pasur nevojë të ri-fusim në të dhënat. Urdhëresat e shitjes mund të përdoren gjithashtu për të krijuar urdhëresa të punës.

Përparësitë:

  • Ndjekja e urdhëresave të shitjes sidhe krijimi i profaturave dhe kuotimeve.
  • Ndjekja e urdhëresave të blerëjes sidhe krijimi i regjistrit të porosive.
  • Operacionet e urdhëresave janë të lidhura driekt me stoqet.
  • Shfrytëzimi i urdhëresave të shitjes për të krijuar urdhëresa të blerjes.
  • Printimi i të dhënave specifike
  • Krijimi i urëresave specifike për pagesë

Izdavanje i prijem računa

 

Lëshimi dhe pranimi i faturave

Me PANTHEON, krijimi lëshimi dhe pranimi i faturave, profaturave, ofertave, kredit notave apo dokumenteve për transferimin e brendshëm të mallrave është shum i shpejtë dhe i thjeshtë. Ka gjithashtu një funksion të  faturimit periodik: thjesht futni konsumatorin  dhe intervali kohor për pagesa në sistem dhe programi do të krijojë numrin e kërkuar të faturave ( për shembull, ndonjë abonim ose qiraja etj).
Një përparësi kryesore e punës me PANTHEON futja e njëherëshme e të dhënave: përdoruesit nuk kanë nevojë për të dërguar faturat tek kontabilisti i tyre; ata thjesht mund ti qasen atyre në bazën e të dhënave të përdoruesit dhe i postojnë ato nga atje.

Përparësitë:

  • Kontrolli i thë gjitha faturave to lëshuara dhe të pranuara në një vend.
  • Kërkimi i faturave duke përdorur kritere(filtera) të ndryshëm: klienti,furnizuesi, numri i faturës, numri i TVSH-së, etj.
  • Mbështetje në standarde sllovene për e-biznes.
  • Kopjimi i të dhënave nga profatura në faturë.
  • Integrimi i barcode skanerëve dhe terminaleve manuale në program.

Elektronsko poslovanje

 

e-Biznesi

Përdoruesit e PANTHEON mund të përfitojnë  të gjitha përparësitë e e-biznesit – të gjitha format e punës me firmat e kontabilitetit, shtetin, dhe partnerët e biznesit (kompanitë) janë të mbuluara nga programi. Kjo qasje për zhvillimin e biznesit është e shpejtë dhe efektive, dhe më e rëndësishmja, ul kostot në mënyrë të konsiderueshme  për përdoruesit.
Funksionalitetet e-biznesit janë të integruar në program dhe janë  lehtë për t’u përdorur. Për shembull, një përdorues krijon njëprofaturë dhe klikon në opsionin “Eksporto në PDF”; fatura është gati për t’u dërguar për të konsumatorit përmes programit. Shpejtë dhe të lehtë!

Përparësitë:

  • Export automatik i pfrofaturave, ofertave, dhe faturave në formatin PDF dhe i dërgon ato me e-mail.
  • Skenimi i faturave dhe dërgimi i tyre tek kontabilistët.
  • Arkivim elektronik i dokumenteve.
  • Exportimi i të dhënave në MS Word, MS Excel dhe PDF.
  • Dorëzim elektronik i formularëve (TVSH, tatimet tjera, raportet për banka, etj.)
  • Integrim i lehtë me portale të ndryshme online sidhme me e-dyqane.

Skladište i zalihe

 

Depot dhe Stoqet

Në PANTHEON, pranimi dhe lëshimi i faturave është i lidhur me transferet ndërmjet depove dhe operacionet e stoqeve. Kështu që ju mund të krijoni një profaturë në një vend, dhe artikulli i faturuar automatikisht do të zbritet nga stoku në depo. Programi gjithashtu kryen një sërë kontrollash të stoqeve, duke ju parandaluar nga krijimi i dokumenteve të lëshimit për mallrat që nuk janë në magazinë!
Urdhëresat e shitjes mund të përdoren për të lëshuar fatura për konsumatorët, ose të dhëna nga faturat mund të përdoren për të krijuar urdhëresat e blerjes, duke garantuar nivele optimale dhe ekonomike të stoqeve.
Përdoruesit kanë një pasqyrë të depove dhe stoqeve të tyre gjatë gjith kohës. Filtra me parametra të shumta mund të përdoren për të gjetur shpejt mallra në program.

Përparësitë:

  • Raportet e kartave të depos dhe stoqeve momentale.
  • Raporte periodike për mallrat e pranuar apo të shitur.
  • Pasqyrë e stoqeve momentale, stoqeve në dispozicion sidhe atyre minimale.
  • Transfer i lehtë i mallrave ndërmjet depove

Putni nalozi

 

Menaxhimi i udhëtimeve

Menaxhi i udhëtimeve e bënë me të lehtë përcielljen e shtegut të udhëtimeve(përfshirë udhëtimet në shumë pika) dhe kostot e tyre në valuta të ndryshme. Kostot e udhëtimeve mund të paguhen në mnyra të ndryshme(kesh, uërdhër pages, nëpermjet pagës). Kemi në dispozicion një sërë raportesh, nga raporte të thjeshta të udhëtimeve deri tek pasqyra e udhëtimeve të paguara dhe të papaguara. Postimi automatik mund të përdoret për të postuar më lehtë udhëtimet.

Si krijohen dokumentet(vërtetimet) e udhëtimit në PANTHEON? Së pari selektoni të punësuarin i cili bënë këtë udhëtim. Pastaj selektoni nëse i punësuari përdorë veturen personale apo të kompanisë, dhe jepni datën e nisjes dhe mbërritjes dhe qëllimin e udhëtimit. Futni kostot shtesë për udhëtim (nëse ka)- këto mund të paguhen edhe në avanc. Mbaroni duke aprovuar udhëtimin.

Përparësitë:

  • udhëtime të thjeshta dhe ato me shumë ndalesa, mbrenda dhe jashë vendit.
  • mënyra të ndryshme të pagesës:
    • kesh (para udhëtimit ose pas udhëtimit)
    • urdhër pagesë
    • me rrogë (shtesë ose pakësim)
    • kompenzim
    • Pagesë në kohë komulative
  • përgaditje e udhëtimit me valuta të ndryshme
  • regjistrim i shtigjeve të udhëtimit, çmimit të derivateve, mëditjetjeve, etc.

Funksionalitetet e avancuara

Osnovno knjigovodstvo

 

Kontabiliteti bazik

PANTHEON gjithashtu mbulon nevojat e kontabilitetit për përdoruesit e versionit SMALL BUSINESS. Programi përmbanë librin kryesor me kontot ndihmëse dhe ofron postime manuale dhe automatike – shumica e postimeve bëhen automatikisht duke përdorur shabllone të paradefinuara për postime, gjë që përshpejton dhe thjeshtëson djeshëm kontabilitetin. Një grafik i thjeshtë i kontove është përfshirë në program, duke iu kursyer shumë kohë përdoruesve. Kartelat e kontos mund të shikohen apo të printohen duke përdorur kritere të ndryshme.

Pasqyrat e faturave të hapura janë shumë të dobishme për lehtësuar kërkimin dhe gjetjen e shpejtë të borxhlinjëve. Në fund të vitit fiskal, ju mund të krijoni dokument të mbylljes së vitit dhe fillimit te vitit te ri. Sigurisht, postimi automatik është i përfshirë në program dhe mbulon një sërë fushash: prodhimin, listën e pagave, udhëtimet dhe faturat e tjera personale, etj.
Përparësitë:

  • Postime automatike të faturave hyrëse dhe dalëse, kontoja e TVSH-së, rrogat, udhëtimet dhe faturat tjera personale, prodhimi dhe konsumi material.
  • Pasqyra e të gjitha postimeve në librin kryesor dhe konton ndihmëse me filtrime të ndryshme: kontot, data, tipi i dokumentit, partnerët, numri i dokumentit, e shumë të tjera.
  • Në fund të vitit fiskal, ju mund të krijoni dokument të mbylljes së vitit dhe atë të fillimit te vitit te ri fiskal.
  • Krijimi raporteve të  kartelave të kontove duke përdorur kritere të ndryshme: për një konto të vetme dhe për shumë konto.
  • Grafik i thjeshtë i kontove i përfshirë në program.
  • Krijimi i urdhëresave të pagimit në disa formate (XML, ZBSXML, TKDIS)

Obračun PDV

 

Konto e TVSH-së

Kontoja e TVSH-së krijohet automatikisht në bazë të të dhënave paraprake të futura në program, për shembull, faturat e lëshuara dhe të pranuara. Të dhënat regjistrohen automatikisht në regjistrin e tatimeve, bazuar në tarifën e zgjedhur të tatimit ose metodës i blerë nga/shitur tek (furnizuesit vendorë të regjistruar në TVSH, blerësit e fundit etj.)

Përfundoni me klikim e tastit >Posto< për të postuar konton e TVSH-së- i gjithë procesi i kontabilitetit të  TVSH-së është i automatizuar dhe shumë i shpejt.
Përparësitë:

  • Regjistrat e tatimeve: Librat e faturave të lëshuara dhe të pranuara, faturat e importit.
  • Krijimi automatik i kontove të TVSH-së.
  • Krijimi automatik i shtesave për TVSH.
  • Postim automatik i TVSH-së
  • Lidhja e kontabilitetit të TVSH-së me kontabilitetin e keshit.

Inventura i osnovna sredstva

 

Inventari dhe asetet fikse

PANTHEON mundëson mbajtjen e regjistrave të blerjes(përvetësimit), përdorimin dhe përshkrimin e aseteve fikse. I gjithë informacioni futet automatikisht në Regjistrin e Aseteve Fikse, dhe secila histori e aseteve fikse gjithmonë është në dispozicion. Llogaritjet e zhvlerësimeve(amortizimeve) mund të bëhen për asete fikse të veçanta apo për të gjitha asetet fikse, the kjo informatë kopjohet automatikisht në regjistër. Kërkimi i regjistrit të Aseteve Fikse është i lehtë dhe transparent, dhe ka disa kritere për kërkime nëse iu nevojiten. Përcjellja e inventarit të aseteve fikse është bërë edhe më e thjeshtë nëpërmjet integrimit të skanerëve për barkode në program.

Me anë të programit, asetet fikse dhe veglat e vogla gjithashtu mundë të kopjohen nga dokumentet e pranuara tek regjistrat e Aseteve Fikse dhe Veglave të Vogla.
Përparësitë:

  • Kopja e aseteve fikse, nga dokumentet e pranuara tek regjistri i Aseteve Fikse.
  • Menaxhimi i aseteve fikse në bazë të departamenteve dhe qendrave të shpenzimeve.
  • Llogaritja e zhvlerësimeve me anë të kritereve të ndryshme: me konto, me kategori të zhvlerësimit, me numër të inventarit, me departamente dhe qendra të shpenzimeve.
  • Bëni inventarin e aseteve fikse me anë të skanerit të barkodeve dhe importoni të dhënat në program.

Obračun plaća

 

Kontabiliteti i pagave

Moduli i kontabilitetit të pagave i PANTHEON-it paraqet një shkallë veçanërisht të lartë të adaptimit. Një fushë e gjerë e llojeve të kompanive, marrëdhënieve të punës, pagesave bazike dhe atyre shtesë, dhe taksave mbulohet nga ky program. Pagat mund të përgatiten për të gjitha llojet e punësimit, që don të thotë se përdoruesit janë gjithmonë në pajtueshmëri me ligjet dhe rregullacionet. Siguri shtesë ofrohet nga përditësimet legjislative, të cilat janë të përgatitura sa herë që ligjet apo rregullacionet e biznesit ndryshojnë. Përditësimet legjislative bëhen me internet dhe nevojiten vetëm disa klikime.

Pagesat mund të krijohen direkt nga formulari ku përgatiten dhe shpallen pagat;pagat gjithashtu postohen automatikisht dhe futen në librin gjeneral.

Përparësitë:

  • Krijim fleksibil i linjave të pagave – llojet e fitimeve, kontributet dhe taksat.
  • Lloje të ndryshme të kontabilitetit të bazuara në natyrën e kompanisë (sh.p.k, sh.a, etj. )
  • Lloje të ndryshme të kontabilitetit të bazuara në llojin e punësimit (pagë e rregullt, honorar, etj.)
  • Postim automatik në librin gjeneral(kryesor).
  • Përditësime legjislative të programit sa herë që ndryshojnë ligjet dhe rregullacionet e punës.

Kadrovska evidencija

 

Menaxhimi i burimeve njerzore

Përdoruesit e PANTHEON-it mund të mbajnë një fushë të gjerë të regjistrave të çfarëdo llojshme të të punësuarave: të punësuarit me orar të plotë, të punësuarit me gjysmë orari, kontraktorët e jashtëm, studentët e punësuar, specializantët dhe praktikantët sidhe të punësuarit e mëhershëm. Një fajll i  të punësuarit mund të krijohet për secilin të punësuar në kompani. Ky përmbanë informatat personale të të punësuarit sidhe informata tjera të rëndësishme për kompaninë. Në këtë mënyrë, çfarëdo që dëshironi të dini për të punësuarit tuaj është e regjistruar dhe e ruajtur në një vend.

Një mekanizëm i autorizuar garanton që informatat personale për të punësuarit tuaj të mbeten private.

Përparësitë:

  • Përcjellja e regjistrave të punësimit(koha e shërbimit, përvjetorët, etj.)
  • Përcjellja e informacionit për anëtarët e familjes, qytetarët e huaj, lejet e punës, karta të ndryshme të identitetit
  • Evidenca e pushimeve (llogaritja, raportet, historia) duke përdorur formula apo me fillim të pushimit(në nivel të kompanisë, pozitat e punës, të punësuarit etj) sidhe krijon të gjitha dokumentet e nevojshme.
  • Monitorim i mungesave të ndryshme siç janë: pushimi mjekësor, pushimet e studimeve, etj.(kalendarët, tabelat, raportet)
  • Përcjellja e orëve të punës, integrim i plotë me pajisjet matëse të kohës.

Jednostavna proizvodnja

 

Prodhimi i thjeshtë

Moduli për prodhim të thjeshtë mbanë të gjitha proceset bazike të prodhimit. Bërthama e modulit të prodhimit është e specifikuar, që përmbanë të gjitha të dhënat rreth materialeve dhe operacioneve, dhe urdhëresat e punës, të cilat janë përdorur për lëshim të materialeve dhe pranim të produkteve. Numrat serik mund të futen për të bërë punën më të lehtë, ashtu që t’iu mundësojnë juve të përcillni produktet dhe t’i monitoroni ato në detaje.

PANTHEON është një zgjedhje e shkëlqyer për të  prodhim serik sidhe për prodhimin unik.

Përparësitë:

  • Specifikimet përmbajnë të gjitha të dhënat rreth materialeve dhe operacioneve të nevojshme për prodhimin e një produkti
  • Krijon raporte specifike që shfaqin të gjitha nivelet dhe kërkon specifikacione duke përdorur disa kritere(materiali, etj.)
  • Krijon urdhëresa të punës shumë thjeshtë duke kopjuar të dhëna nga urdhëresat e shitjes tek urdhëresat e punës
  • Reduktim automatik i lëndës së parë dhe transfer i produkteve përfundimtare tek depot përkatëse.
  • Vendosë norma për punë dhe krijon pasqyra se si po arrihen normat
  • Numrat serik, përcjell dhe pasqyron numrat e lëshuar serik, pasqyrë e detajuar për çdo produkt
  • Urdhëresat shërbyese të punës për ofruesit e shërbimeve siç janë: mekanikët, mjekët, pastruesit etj.

Servis

 

Serviset

Funksionalitetet e serviseve janë dedikuar për përdoruesit në industritë e serviseve dhe përdoruesit të cilët lëshojnë garancione për mallin e tyre të shitur. Urdhëresat e shërbimeve përdoren për të përcjellë kërkesat e konsumatorëve – pranimi i artikujve të kthyer për servisim dhe kthimin e tyre pasi që janë bërë riparimet, ose ndërrimi i tyre me artikuj të ndryshëm apo lëshimi i kredit notave, e gjitha kjo me një dokument të vetëm. Kërkesat tek furnizuesit bëhen dhe monitorohen duke përdorur dokument lëshimet për mallrat e kthyera.

Kur mallrat pranohen për servisim, programi kontrollon nëse mallrat janë blerë nga përdoruesit(punonjësit) e kompanisë dhe nëse ato janë ende në grancion. Programi gjithashtu mbështetë kthimet e mallrave të faturueshme dhe të pa faturueshme  tek konsumatorët.

Përparësitë:

  • Kërkesat e konsumatorëve dhe kërkesat tek furnizuesit sidhe urdhëresat e shërbimeve
  • Përcjellja e produkteve me numra serik, konsumatorëve, dhe datave të garancionit
  • Pasqyrat e pagesave tek konsumatorët, artikujve të zëvendësuar, faturimit i kërkesave të shërbimeve, urdhëresave të shërbimeve të lidhura me kredit nota.
  • Krijimi i dokumenteve për dërgimin e kërkesave tek furnizuesit në bazë të faturave të pranuara dhe inventarit
  • Raportet e furnizimeve nga furnizuesit si rrjedhojë e kërkesave të bëra.

Telefononi në (038) 749 045

Thirrni konsulentë tanë dhe së bashku do të gjeni një zgjidhje të përshtatshme për optimizmin e  proceseve të biznesit në kompaninë tuaj.