Funksionalitetet e sistemit PANTHEON Public Service

 

Blagajna

 

Arkat

Arkat (operacionet e keshit) formojnë një pjesë përbërëse tek shitja e mallrave apo shërbimeve. Me operacionet e keshit, kuponët apo faturat nga shfrytëzuesit përgatiten duke përdorur të dhëna për klientët, artikujt dhe stoqet të futura më herët në program.

Kuponët ose faturat mund të krijohen duke përdorur printime të paradefinuara ose mund të përshtaten nevojave dhe dëshirave të kompanisë dhe klientëve tuaj. Integrimi i terminaleve manuale dhe barcode skanerëve me program është shumë i lehtë. Kështu, ju iu mundësoni klientëve tuaj të kalojnë nëpër linjën e pagesave sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Veçoritë
  • Fatura POS (Point-of-sale)
  • Një regjistër me të dhënat e të gjithë klientëve
  • Pasqyra e mallrave në stoqe
  • Mbyllja e arkave dhe postim automatik i dokumenteve
  • Integrimi i barcode skanerëve dhe terminaleve manuale me program

 

Narudžbina kupaca i dobavljačima

Porositë e Shitjeve dhe Blerjeve

Moduli i Porosive porosive përdoret për të kontrolluar porositë e pranuara, ofertat, profaturat për klient, porositë lëshuara, blerjet, sidhe profaturat për furnitor. Një sistem i statuseve përdoret për të ndjekur porositë nëpër tërë ciklin e “jetës” së tyre.
Listat e përzgjedhjes mund të përdoren për të thjeshtëzuar punën në depo të mëdha dhe gjithashtu u lejon përdoruesve të përdorin rezervimet e veçanta për të rezervuar mall për klientët specifik. Zgjidhjet CRM të zhvilluara nga zhvilluesit e jashtëm ofrojnë qasje në kohë reale në tërë dokumentacionin që ka të bëjë me klientët.
Porositë mund të shërbejnë si bazë për krijimin e faturave për lëshimin e mallit dhe krijimin e urdhëresave të punës për prodhim. Duke përdorur funksione të lehta dhe të thjeshta, porositë e shitjeve apo blerjeve mund të përdoren për të krijuar fatura për mallrat e pranuara apo lëshuara, kështu duke eliminuar nevojën për futjen e shumëfishtë të të njëjtave të dhëna.

Programi gjithashtu mund të përdorë sinjalin e nivelit të stokut (stokun minimal apo atë optimal) dhe të dhënat nga porositë e shtijës për të gjeneruar automatikisht porosi tek furnitorët. Përdoruesit gjithashtu mund ti shikojë porositë e pa ekzekutuara. Veçori tjetër janë pasqyrat e daljeve të cilat tregojnë dinamikat e rrjedhjes së mallrave për secilën porosi. Ndjekja e porosive të klientëve mund të integrohet edhe me Dyqanet në Internet  B2B apo B2C.

Veçoritë
 Porositë e shitjes

  • Krijoni çfarëdo sasie të tipeve të porosive të shitjes (oferta, pro-fatura, fletë-dërgesa etj. )
  • Mund të listohen dy partnerë në dokumentet e porosisë (p.sh. klienti dhe bartësi i ngarkesës )
  • Pasqyrë në kohë reale e stokut momental
  • Pamje në kohë reale e historiatit të pagesave të klientit
  • Listim i produkteve alternative në porosi (mallra alternative apo shtesë të cilat mund ti interesojnë klientit)
  • Specifikimet ndërlidhëse të Identeve (Artikujve ) mund të ndryshohen direkt nga dokumentet e porosisë
  • Printim i porosive në shumë gjuhë (Shqip, Anglisht, Sllovenisht, Kroatisht etj.), printime tërësisht të përshtatura sipas nevojës
  • Vendosje e shënime për rreshta të porosive apo komplet dokumentin e porosisë
  • Përshkrim i Identit në ofertat preliminare kopjohet automatikisht nga regjistri
  • Shtim i rreshtave të porosisë në porositë tjera
  • Rezervime të vrazhda dhe të buta
  • Dërgesa të pjesshme
  • Rezervimet e porosive

Porositë e blerjes

  • Krijoni çfarëdo sasie të tipeve të porosive të blerjes (për furnitor vendor, për furnitorë jashtë BE-së, për bartjen e mallrave etj.)
  • Krijim i porosive blerëse nga porositë shitëse
  • Krijim i porosive të blerjës duke përdorur të dhënat e inventarit( stoku minimal dhe optimal )
  • Krijim i proosive të konoliduara të blerjës nga shumë porosi të shitjes.
  • Printime si formularë të rregullt në disa gjuhë
  • Monitorim i dërgesave të pjesshme

Raportet e porosive

  • Pasqyrë e porosive të cilat ende nuk janë dërguar (tek klienti apo nga furnitori)
  • Pasqyrë e kërkesave materiale
  • Analizat e kërkesave

 

Elektronsko i internet poslovanje

e-Biznesi dhe Dyqanet Online

Përdoruesit e PANTHEON mud ti kenë të gjitha përparësitë e të gjitha benefiteve të e-biznesit – të gjitha punët me firmat e kontabilitetit , shtetin, dhe partnerët në biznes mbulohen me këtë program. Kjo qasje e të bërit biznes është e shpejtë dhe efektive, dhe më e rëndësishmja është që kostot ulen drastikisht.

Funksionet e e-biznesit janë të integruara brenda sistemit të informacionit të biznesit dhe janë vetë një klikim larg. P.sh. një përdorues krijon pro-fatura dhe klikon opsionin “Eksporto në PDF”; kjo faturë është gati të dërgohet tek klienti nëpërmes programit. Dërgimi elektronik i formave të raportimit të cilat janë të obligueshme nga shteti (TVSH, regjistrat komercial) është gjithashtu shumë i lehtë me PANTHEON.

Në vitet e fundit, dyqanet online dhe shërbimet tjera të bazuara në internet, janë bërë shumë të popullarizuara. PANTHEON është zgjidhje e përkryer për bizneset që janë apo që dëshirojnë të zgjerohen në fushën e e-biznesit – Një numër i madh i partnerëve ofron aplikacione të licencuara dhe të përshtatura të një fushë të gjerë të zgjidhjeve në e-biznes të cilat shumë lehtë mund të integrohen me PANTHEON. Disa kompani tanimë përdorin PANTHEON për mbështetjen e operacioneve të dyqaneve të tyre online.

Pasqyra e veçorive
  • Eksportim automatik i fatureve preliminare, ofertave dhe faturave në formatin PDF dhe dërgimi i tyre përmes e-mailit.
  • Faturat mund të skanohen dhe ti dërgohen kontabilistëve menjëher.
  • Arkivim elektronik i dokumenteve.
  • Eksportim i të dhënave të programit në  MS Word, MS Excel, dhe PDF
  • Dërgim elektronik i formularëve (TVSH, tatim i të ardhurave, raportet bankare etj,)
  • PANTHEON mbështet eSlog-un (përositë e shitjes dhe blerjes, ofertat, konfirmimi i ofertave, faturat e lëshurara dhe të pranuara, kredit/debit notat, kthimet)
  • Dërgim elektronik i formularëve të obligueshëm të raportimit nga shteti
  • Integrim i lehtë me portale të ndryshme online dhe me e-dyqane

 

Izdavanje i prijem računa

Lëshimi dhe pranimi i faturave

PANTHEON bashkon një fushë të gjerë të funksioneve të faturimit: lëshimi dhe pranimi i faturave, transferet e mallrave ndërmjet depove kontabiliteti i mallrave, ndjekja e stokut. Për nevojat e përdoruesve të shitjes me pakicë, këto funksione mund të integrohen me terminalet POS.

Avantazhi kryesorë oi operacioneve të faturimit në PANTHEON është një fushë e gjerë e opsioneve të cilat janë në dispozicion për përdoruesit. PANTHEON mbulon plotësisht nevojat e faturimit nga dyqanet me sistem kompleks të inventarit deri tek kompanitë e mëdha prodhuese – qasja shumë e lehtë në informata shumë të detajuara lidhur me qarkullimin e mallrave gjithashtu përcjellja e detajuar e njësive individuale madje edhe në depo të mëdha është shumë e lehtë.

Mekanizëm tërësisht i adaptueshëm për përcjelljen e njësive individuale sidhe mundësia e përshtatjes së njësive me garancionin e numrave serik me anë të standardeve më strikte të përcjelljes. Dokumentet e ndryshimeve të çmimeve janë të lehta për ti krijuar; ato mund të krijohen manualisht për idente individuale apo për grupe ose kategori të tyre, apo direkt duke përdorur të dhëna nga dokumentet e lëshimit apo pranimit të mallit. Kemi edhe funksioni për faturim periodik: vetëm futni klientin dhe intervalin kohor për pagesa (abonimet ose qiraja ) dhe programi do të krijo numrin e kërkuar të faturave.

Për nevojat e raportimit të obligueshëm nga BE të transaksioneve (Single Administrative Document, IntraStat), në PANTHEON është i përfshirë një modul për krijim automatik të raporteve dhe dërgimi i tyre tek zyra shtetërore e statistikave. Monitorimi i qendrës së kostos e bënë të mundur lidhjen e faturave të lëshuara dhe të pranuara me udhëtimet, listën e pagave, kostot direkte, etj. Është vegël ideale për korporata e cila përmban metodologjitë ABC për përcjelljen e kostove: secili projektit mund ti jepet një mikro-bilanc vetanak.

Programi ofron gjithashtu një pasqyrë përmbledhëse të dokumentimit, e cila rritë ndjeshëm produktivitetin e përdoruesit. Në secilin dokument, e tërë fusha në PANTHEON dhe dokumentet e jashtme të lidhura mund të qasen me vetëm një klikim. Në dispozicion janë disa raporte, duke përfshirë raportet për faturat e lëshuara dhe ato të pranuara, raportet për lëvizjen e materialeve, raportet për paketimin e mbetjeve, dhe pasqyrat e stokut. Të gjitha të dhënat e rëndësishme për operacionet ditore mund të qasen në një vend dhe të përdoren për përgatitjen e krahasimeve dhe analizave të ndryshme. TVSH apo regjistrat e tatimeve gjithashtu janë të mbështetura plotësisht.

Veçortië
Faturat e Lëshuara

 

 

  • Tipe të ndryshme të faturimeve (shitje me shumicë, shitje me pakicë në valutat lokale apo të huaja)
  • Lirim automatik i depove
  • Përcjellje e mallrave të paketuara apo të përmbledhura (për shembull: furnizimi, ambulantiva etj.)
  • Gjenerim manual dhe automatike të numrave serik
  • Krijim i formave të ndryshme të printimit të dokumenteve të lëshuara
  • Printim i dokumenteve të paketimit dhe transportit nga faturat pa pasur nevojë për futjen e të dhënave shtesë.
  • Faturim periodik apo i përsëritshëm
  • Menaxhim i shitjeve të ngarkesave
  • Përdorim i fletë-paketimeve për të krijuar fatura të përbashkëta (të konsoliduara)
  • Ndërrim automatik i porosive në fatura dhe përmirësim/plotësim i të dhënave që mungojë
  • Ndërfaqe e përshtatur për arka (POS)
  • Përcjellje e shitjeve me kredit kartela, menaxhim i programeve të besnikërisë së klientëve
  • Pagesa me këste
  • Krijim automatik i kuponëve fiskal për pagesat kesh
  • Krijim i profaturave dhe krijim automatik i profaturave negative në bazë të faturave të lëshuara; faturat për nevoja të brendshme
  • Thyerje e dokumenteve në bazë të departamenteve apo qendrave të kostove.

Faturat e pranuara

  • Disa opsione për klasifikimin dhe numërimin e faturave hyrëse( mallrat, materialet, importi, importi nga BE, kostot biznesore, kostot e projektit)
  • Punë me pro-fatura dhe mbyllje automatike të tyre
  • Lirim automatik i depove
  • Krijim i faturave të pranuara me shtimin e fletë-porosive dhe krahasim i mallrave të pranuar me ata të porositur
  • Mveshje e produkteve me kostot direkte (transporti dhe bartja, etj.) sidhe kostot indirekte ( obligimet doganore, aksizat etj.)
  • Krijim i fletë-paketimev dhe përdorimi i tyre për të krijuar fatura të përbashkëta
  • Krijim i profaturave dhe krijim automatik i profaturave negative në bazë të faturave të pranuar
  • Vendosje e kontove të kostove në nivelin e dokumentit ose në nivelin e linjës së dokumenteit
  • Thyrje e dokumenteve të pranuara në bazë të departamenteve dhe qendrave të kostove, manualisht apo automatikisht duke përdorur çelsat e shpërndarjes
  • Pagesat me këste
  • Krijim automatik i porosive të pagesave nga faturat e pranuara

 

Skladišta, zalihe, carina

Stoqet, Depot, dhe Doganat

Depot dhe Stoqet

PANTHEON mbështetë të gjitha operacionet kryesore të depove dhe ofron një pasqyrë përmbledhëse të mallrave të kompanisë. Pasqyrat e stoqeve dhe porositë janë të shpejta dhe të lehta për përdorim; një numër i procedurave automatike siguron mbajte konstante të niveleve optimale të stoqeve.

Për shkak se PANTHEON mbështetë të gjitha proceset brenda një kompanie, operacionet e depove janë lehtë të integruara me punën në departamentet tjera (shitjet, prodhimi, kontabiliteti etj.)

Veçoritë
  • Transfer i shpejtë dhe i lehtë i mallrave ndërmjet depove
  • Disa opsione për ndjekjen e stokut
  • Krijim automatik i dokumenteve për transfer ndërmjet depove nga porositë apo dokumente tjera
  • Monitorim i kostove dhe çmimeve në depo
  • Mbështetje e operacioneve të depove doganore

 

Doganat

PANTHEON mbështetë një fushë të gjerë të operacioneve të depove doganore. Ky program mbështetë Tipin D të depove doganore sidhe të gjithë dokumentacionin dhe regjistrat përcjellës. Sikurse modulet tjera, moduli për depot doganore bazohet në tipin e dokumentit. Kjo lejon mbështetje të njëtrajtshme për shumë depo doganore dhe për çfarëdo sasie të lëvizjeve legale të mallrave në depot doganore. Principi bazik mbrapa modulit të depove doganore është të ofroj një regjistër të mallrave hyrëse dhe dalëse bashkë me dokumentacionin shoqërues. Varësisht nga nevojat e kompanisë mund të përdoret qoftë modeli i thjeshtëzuar apo ai i zgjeruar.

Në modelin e thjeshtëzuar vetëm kuponët dhe lëshimet monitorohen nga DUD-i (Dokumenti Unik Doganorë). Idea mbrapa këtij modeli është që për çdo lëshim nga depoja doganore krijohet një deklaratë doganore, në mënyrë që mallrat mund të shiten në treg të hapur apo të shiten jashtë kufijve të shtetit. Modeli i zgjeruar përfshinë mbështetje për lejet doganore për vlerësimet javore dhe mujore. Me modelin e zgjeruar, shumë hyrje apo dalje në regjistra përfshihen në një deklaratë të vetme plotësuese.

Programi gjithashtu mbështet spastrimet lokale dhe deklaratat e brendshme, përfshirë dhe krijimin dhe printimin e DUD-ave. Programi mbështetë gjithashtu edhe Deklaratat e Importit dhe DUD-ave sidhe deklaratat e thjeshtëzuara për import dhe eksport.

Një sërë analizash dhe raportesh të cilat përdoren për ndjekje të mallit në depo doganore janë gjithashtu në dispozicion për përdoruesit e PANTHEON.

Veçoritë
DUD dhe IntraStat (dokumentet doganore të BE-së)

 

 

 

  • Krijim DUD dhe raporteve Intrastat drejtpërdrejt nga faturat
  • Krijim i DUD të konsoliduar dhe raporteve Intrastat
  • Eksport i raporteve Intrastat tek zyrat shtetërore të doganave duke përdorur ndërfaqe speciale.

Depot doganore

  • Depot doganore të tipeve A, B, C, dhe D
  • Lëshim dhe pranim i mallit për depot doganore
  • Krijim automatik i të hyrave në regjistrat e kontabilitetit
  • Ndjekje e origjinës së mallit dhe deklarimeve doganore
  • Regjistra të kompletuar të depove doganore

 

Putni nalozi

Menaxhimi i Udhëtimeve

Menaxhimi i udhëtimeve e bën të lehtë përcjelljen e e udhëtimeve (duke përfshire udhëtimet em shumë ndalesa) sidhe kostot e lidhura me udhëtimet dhe atë në shumë valuta. Kostot e udhëtimeve mund të paguhen në disa mënyra (kesh, disbursim, urdhër pagesë, me anë të pagës mujore etj.)
Kemi në dispozicion një gamë të raporteve, nga raportet bazike të udhëtimeve tek pasqyrat e udhëtimeve të paguara dhe ato të pa paguara. Për ti postim të lehtë të udhëtimeve mund të përdoret mënyra e postimit automatik.
Sikurse lista e pagave edhe udhëtimet mund të postohen automatikisht.

Veçoritë
  • Udhëtimet e thjeshta dhe ato me shumë ndalesa apo rrethore, qoftë brenda ashtu edhe jashtë shtetit.
  • Gamë e gjerë e metodave të pagesës
    • Kesh (parapagim dhe pagesë direkte)
    • Urdhër pagesë
    • Me anë të rrogave
    • Kompensim
    • Pagesë përmbledhëse kohë pas kohe
  • Përgatitje e udhëtimeve në çfarëdo valute
  • Regjistra për shtigjet e udhëtimeve, çmimet e derivateve, shujtat ditore, dhe shumë të tjera
  • Reports (trip report, trip summary using a range of criteria)
  • Monitorim i të dhënave në bashkangjitjet e udhëtimit dhe kostot shtesë
  • Postim automatik i grupeve të dokumenteve të udhëtimeve ose dokumenteve të vetme
  • Futje e thjeshë e të dhënave duke përdorur ato nga regjistrat e ndryshëm si prartnerët, dosjet e punëtorëve etj.
  • Regjistrim i udhëtimeve në linjë me udhëzimet legale
  • Kontroll i qasjes në të dhënat e udhëtimeve duke përdorur autorizimet
  • Krijim i çfarëdo sasie të dokumenteve të udhëtimeve duke përshtatur tipet e dokumenteve

 

Obračun PDV

Kontabiliteti i TVSH-së

PANTHEON e mundëson mbajtën e regjistrave të tatimeve sipas ligjeve dhe rregullacionit në fuqi.

Librat e tatimeve të cilët përdoren në program krijohen automatikisht duke përdorur të dhënat të cilat paraprakisht janë futur në modulin për operacionet e mallrave. Informatat në regjistrat e taksave sortohen në bazë të tarifës së selektuar tatimore, metodës blerë nga/shitur tek (furnizuesit e brendshëm, importe, shitjet tek konsumatori i fundit ) Librat e tatimeve ted in the tax records based on the selected tax rate and purchase from/sell to method (domestic suppliers, imports, sales to end customers). Librat e tatimeve përbëhen nga: librat e faturave të lëshuara dhe parapagimeve të mara nga shitjet e mbrendshme dhe shitjet në vendet e BE-së, librat e faturave të pranuara dhe parapagimeve të bëra për furnitorët e brendshëm apo importet nga BE-a. Ka edhe regjistra special për formularët e obligueshëm nga shteti, të cilët gjithashtu krijohen automatikisht duke përdorur të dhënat e futura paraprakisht në modulin për operacionet e mallrave.

Për nevojat e analizave dhe kontrolleve, raportet e regjistrave të tatimeve mund të krijohen për çdo periudhë kohore, dhe jo vetëm periudhat tatimore; krijimi i raporteve tatimore për një javë, për partner,  department, etj.

Kontoja e TVSH-së gjithashtu krijohet automatikisht. Mund të krijohet direkt nga programi apo të eksportohet tek portali online i administratës tatimore. Shtesat tjera obligative për TVSH mund gjithashtu të krijohen automatikisht. Kur një konto e TVSH-së dërgohet tek administrata shtetërore e tatimeve, programi do të mbyllë periudhën tatimore për të parandaluar editime shtesë. Formularët e E TVSH-së të krijuara në këtë mënyrë gjithashtu postohen automatikisht në program.

Personat që të regjistruar në TVSH të cilët furnizojnë persona tjerë të regjistruar në TVSH apo etnitete tjera të regjistruara në TVSH në ndonjë shtet të BE-së u kërkohet të dorëzojnë deklaratat përmbledhëse, të cilat gjithashtu krijohen automatikisht nga programi. Gjithashtu në program përfshihet edhe një tabelë për ti edituar të dhënat direkt nga periudhat tatimore paraprake.

Veçoritë
  • Regjistrat tatimorë: libri faturave të lëshuara dhe të pranuara, faturat e importit
  • Libri i parapagimeve të bëra dhe parapagimeve të marra
  • Libri i faturave dhe parapagimeve për Bashkimin Evropian
  • Krijim automatik i kthimit tl TVSH-së
  • Krijim automatik i formularëve të obligueshëm dhe shtesave për TVSH
  • Raportet për kuartale, editim i të dhënave në formularët shtetërorë të TVSH-së së bashku me shtesat tjera
  • Postim automatik i TVSH-së
  • Kontabilitet i TVSH-së së bashku me kontabilitetin e keshit

 

Računovodstvo

Kontabiliteti

PANTHEON Accounting – mbështet një libër kryesor me kontot e nëndegëve dhe postimin automatik dhe manual të ngjarjeve biznesore. Shumica e postimeve krijohen automatikisht duke përdorur shabllone të paradefinuara. Librat e nëndegëve të kontabilitetit janë plotësisht të integruara me librin kryesor, kështu që të dhënat nuk ka nevojë të rifuten përsëri. Postimi bëhet edhe më i thjeshtë përmes përdorimit të çelësave të shpërndarjes të bazuar në shabllonet e definuara paraprakisht.

Një grafikon bazik i kontove veç është i integruar në program; natyrisht ai mund të plotësohet apo të ndryshohet, ashtu si mund të definohet paraprakisht me anë të shablloneve të postimit automatik.

Moduli i raporteve financiare përmbanë shabllone të paradefinuara dhe formula të cilat mund të përdoren për të krijuar disa raporte përmbledhëse të ndryshme dhe deklarata hyrëse duke përdorur disa kritere: periudhat, departamentet, qendrat e kostove etj. Raportet gjithashtu mund të përdoren për të krahasuar periudhat individuale, dhe mund të përgatiten në çdo valutë.

Moduli i raporteve përmbledhëse mund të jetë shumë i dobishëm dhe mund të përdoret për të identifikuar se cilët ditarë nuk janë të balancuar dhe postimet të cilat nuk përputhen. Programi gjithashtu mbështetë mbylljen e klasave të ndryshme të kontove në bazë të departamenteve dhe qendrave të kostove, dhe i përgatit automatikisht ditarët për postim në librin kryesor. Moduli për mbyllje mund të përdoret për të krijuar automatikisht ditarë hapës dhe përmbyllës për vitin fiskal.

Moduli i kontabilitetit gjithashtu mbështetë raportet në bankën qendrore në arkëtimet dhe pagesat afat-shkurta të shkaktuara nga marrëdhëniet me personat jo-rezident.

PANTHEON gjithashtu ofron të dhëna të konsoliduara të kontabilitetit të cilat mbështesin konsolidimin e të dhënave të kontabilitetit në deklaratat e kontabilitetit. Deklaratat e konsoliduara të kontabilitetit formohen duke marrë deklaratat individuale të kompanive të konsoliduara dhe pastaj duke i bërë përshtatjet e kërkuara. Konsolidimi përgatitet nga një kompani e autorizuar, e cila lexon postimet që plotësojnë kriteret e datës për të përgatitur një deklaratë të konsoliduar financiare.

Veçoritë
  • Krijo çfarëdo sasie të tipeve të ditarëve me veçori të postimit të zakonshëm
  • Librat e nëndegëve të kontabilitetit integrohet plotësisht me librin kryesorë, në mënyrë që të mos futen të dhënat disa herë
  • Postim automatik i faturave të lëshuara dhe të pranuara, kontosë së TVSH-së, listsë së pagave, udhëtimetve dhe dosjet e personelit, prodhimit sidhe konsumimit material.
  • Kontot e nëndegëve në valuta lokale dhe të huaja
  • Pasqyrë e të gjitha postimeve në librin kryesor/kontot e nëndegëve me filtrim me anë të disa kritereve: kontoja, data, tipi i dokumentit, partneri, numri i dokumentit, e shumë të tjerë
  • Transfer apo postim automatik në një grafikon të kontove kur grafikoni i kontove ndryshohet dhe njëkohësisht krijohet një ditar
  • Mbyllje automatike e disa klasave të konotve dhe përgatitje e një ditari
  • Krijim një ditarë për mbylljen e vitit fiskal dhe hapje për vitin e ri fiskal
  • Krijim i ditarit të detajuar apo përmbledhës në bazë të numrave, datave kontove dhe personit përgjegjës, në valutë lokale apo të huaj.
  • Krijim i raporteve të konto karelave duke përdoru kritere si: për një konto të vetme apo disa konto, postim i të dhënave, data e TVSH-së, dokumenti, valuta lokale apo e huaj apo edhe të dyja bashkë, tipe të ndryshme të raporteve
  • Krijim i raporteve për arkëtimet dhe pagesat e shkaktuara nga marrëdhëniet me qytetarët jo-rezident, raporte këto të bëra për bankën qendrore
  • Raporte përmbledhëse të ditarëve të pa balancuar dhe postim  automatik sidhe pasqyra të ndryshme për kontroll të postimeve
  • Krijim i bilanceve provuese për çdo konto apo fushë të kontove dhe për çdo periudhë (analitike tek kontot individuale, tek kontot sintetike, grupet e kontove, ose klasat).
  • Pasqyra të bilanceve provuese të paradefinuara të cilat edhe mund të modifikohen
  • Pasqyre të bilanceve provuese në bazë të departamenteve dhe qendrave të shpenzimeve, krahasim i periudhave
  • Eksport automatik i raporteve të bilanceve provuese, deklaratat e të hyrave dhe ato të humbjeve dhe fitimit tek agjensioni shtetëror për regjistrime publike.
  • Monitorim i të hyrave dhe kostove në bazë të qendrave individuale të shpenzimeve (projekteve)
  • Të gjitha dokumentet në program (porositë, faturat, udhëtimet, lista e pagave) e mbështesin përcjelljen në bazë të qendrës (bartësit) të shpenzimeve
  • Analizat e qendrës së shpenzimeve përfshirë deklarimet fitim/humbje dhe bilancet

 

Osnovna sredstva

Asetet Fikse

Moduli i aseteve fikse në PANTHEON përdoret për të regjistruar ngjarjet biznesore të ndërlidhura me prokurimin, përdorimin, dhe zhvlerësimin e aseteve fikse.

Regjistri i aseteve fikse përmbanë të gjitha të dhënat lidhur me secilin aset fiks dhe aktivizimin e tij sidhe çdo ndryshim që e përcjell atë deri sa të dalë nga përdorimi. Historiatet e të gjitha aseteve fikse janë lehtë tu kontrolluar sidhe lehtë të arritshme.

Regjistrat e ndryshimeve në vlerë të aseteve fikse janë një pjesë e rëndësishme e punës me asetet fikse. Krahas raporteve të zhvlerësimit, kemi edhe raporte të ndryshimeve të shkaktuara nga ri vlerësimi pozitiv apo negativ i aseteve fikse.

Ndryshimi i lokacionit të secilit aset fiks mund të ndiqet duke përdorur të dhëna në parterët e biznesit sidhe ndryshimet në shpërndarjen e aseteve fikse mund të ndiqen në lidhshmëri me të dhënat rreth punonjësve. Regjistrat e riparimeve dhe servisimeve të skeduluara gjithashtu mund të bëhen për asetet fikse të cilat shfrytëzohen si pajisje të zyrave.

Kalkulimet e zhvlerësimit mund të bëhen për disa asete fikse të zgjedhura apo për tërë asetet fikse të kompanisë, dhe këto informata automatikisht kopjohen në regjistra. Programi llogaritë zhvlerësimin në bazë të ndryshimeve si pasojë e ndonjë dëmtimi apo rivlerësimi rritës.

Postimi i të gjitha aktiviteteve të aseteve fikse në librin kryesorë bëhet në mënyrë automatike duke përdorur konto të definuara paraprakisht në regjistrin Kategoritë e Zhvlerësimit ose në regjistrin Asetet Fikse. Përdoruesit kanë mundësin e postimit të aseteve fikse me anë të departamenteve dhe qendrave të kostove.

Kërkimi i regjistrit të Aseteve Fikse është i lehtë dhe transparent dhe është në dispozicion me anë të disa kritereve të kërkimit. Ndjekja e inventarit të aseteve fikse është bërë ende më e lehtë me integrimin e skanerëve të barkodeve në program. Me këtë program, asetet fikse dhe veglat e vogla mund të kopjohen automatikisht nga dokumentet e pranimit tek regjistrat e Aseteve Fikse dhe Vegëlave Të Vogla.

Veçoritë
  • Kopjim automatik i aseteve fikse dhe veglave të vogla nga dokumentet pranuese në regjistrat për Asetet Fikse dhe Veglat e vogla
  • Funksioni i kopjimit e bënë më të lehtë futjen e aseteve fikse identike në regjistër me anë të kopjimit të shënimeve ekzistuese
  • Menaxhim i aseteve fikse në bazë të departamenteve dhe qendrave të kostove
  • Rivlerësimi pozitiv dhe negativ, sidhe largimi apo zhvendosja e aseteve fikse
  • Likuidim i aseteve fikse me largim të më hershëm të rivlerësimit pozitiv apo negativ
  • Krijim i dokumenteve të shtypura për asetet fikse apo për regjistrat e Aseteve Fikse ose të Veglave të Vogla. Raporte për strukturën e regjistrave, asetet fikse të likuiduara, dhe faqet numëruese të inventarit
  • Kalkulim automatik i zhvlerësimit të aseteve fikse për të gjitha asetet fikse ose në mënyrë individuale për secilin aset fiks, për periudha të definuara nga përdoruesi(javore, mujore, vjetoreje etj.); Kalkulim simultant i zhvlerësimit me kontot e prokurimit, me kontot e rivlerësimit pozitiv me kontot e rivlerësimit negativ apo me kontot e dëmtimeve.
  • Raportet e llogaritjes së zhvlerësmit duke përdorur disa kritere: me konto, me zhvlerësim, me numra të inventarit, me departamente dhe qendra të kostos
  • Rikthim i lehtë i kalkulimeve të zhvlerësimit apo vënie e balancit paraprak
  • Postim automatik i ndryshimeve në regjistrat e Aseteve Fikse dhe Veglave të Vogla dhe kalkulim i zhvlerësimit
  • Mbajte e inventarit për asetet fikse duke përdorur skaner të barkodeve dhe importim i të dhënave nga në program për prcesim të mëtutjeshëm
  • Menaxhment i plotë i dokumentacionit
  • Ndjekje e riparimeve dhe mirëmbajtjes së rregullt
  • Caktim/heqje e aseteve fikse për punonjës
  • Lexim automatik i niveleve të stokut nëpër depo
  • Futje e lehtë e inventarit në program
  • Krijim automatik i tepricës së inventarit dhe i dokumenteve të shkurtimit
  • Krijim i dokumenteve të ndryshimit të çmimit, rregullim automatik i stokut dhe postim

 

Servis

Serviset

Funksionalitetet e serviseve janë të dedikuara për përdoruesit in industritë e serviseve dhe për përdoruesit të cilët lëshojnë garancione për produktet që ata i shesin.

Karakteristikë kryesore e serviseve është që lëshimet dhe pranimet duhet të jenë të balancuara. Identet e pranuara duhet gjithashtu të jenë të lëshuara apo të zëvendësohen me idente tjera apo të mbyllen me kredit nota. Për këtë arsye, një depo për shërbime është e definuar paraprakisht. Në këtë depo, stoku përcjellët në bazë të vlerës dhe kualitetit.

Urdhëresat për servise përdoren për të përcjellë kërkesat e klientëve – pranimi i artikujve të kthyer për servisim dhe kthimi i tyre pasi që është bërë riparimi, apo ndërrimi i tyre me artikuj tjerë apo lëshimi i një kredit note, dhe të gjitha këto në një dokument të vetëm. Kur të pranohen mallrat për servisim, programi kontrollon nëse mallrat janë blerë vërtetë nga kompania e përdoruesit dhe a janë ende nën garancion. Varësisht se a janë produktet ende nën garancion apo jo, përdoruesit mund të zgjedhin kthim të faturueshëm apo të pa faturueshëm të kërkesave të klientit.

Monitorimi i kërkesave tek furnitorët, kjo është për produktet e dërguara tek furnitori, dhe bëhet nëpërmes dokumenteve të lëshuara për kërkesat tek furnitorët, të cilat janë marrë përsëri nga furnitori përmes dokumenteve të pranuara, apo janë mbyllur në ngjarjen kur furnitori lëshon një kredit notë.

Programi gjithashtu ofron një pasqyrë të kërkesave të mbyllura nga klientët dhe të furnizuesit dhe për përmbajtën e tyre.

Veçoritë
 Kërkesat nga Klientët

  • Mbështetë shërbimet(serviset) primare të ofruara nga përdoruesi
  • Kërkesat e klientëve dhe kërkesat tek furnitorët sidhe porositë(urdhëresat) e shërbimeve
  • Përcjellje e produktit me anë të numrave serik, klientit dhe datës së garancionit
  • Pasqyrat e pagesave tek klientët, artikujt e lëshuar për ndërrim (zëvendësim), faturim i kërkesave për shërbime, porositë e shërbimeve të lidhura me kredit notat

Kërkesat tek Furnitorët

  • Krijim i dokumenteve për dërgimin e kërkesave tek furnitorët në bazë të faturave të pranuara dhe inventarit
  • Mbyllje e kërkesave të shërbimeve me artikujt zëvendësues ose duke lidhur kërkesat e shërbimeve me kredit nota
  • Raportet e arkëtimeve nga furnitorët të ardhura nga kërkesat

 

Obračun plata

Llogaritja e Pagave

Moduli për llogaritjen(kontabilitetin) e pagave në PANTHEON i prezanton përdoruesit me një shkallë shumë të lartë të adaptivitetit. Një fushë e gjerë e llojeve të kompanive, marrëdhënieve të punës, pagesave bazike dhe ato shtesë, sidhe taksat, të gjitha këto janë të përfshira në program.

Përgatitja e listës së pagave është shumë e lehtë sepse të dhënat kryesore ka nevojë të futen vetëm një herë. Dosjet e punonjësve dhe regjistrat e Personelit shërbejnë si bazë për llogaritjen e listës së pagave. PANTHEON i transferon automatikisht të dhënat për mungesat apo prezencën, komuton kostot, kreditë, detyrimet e përbashkëta dhe tarifat, sigurimet shtesë të pensionit, etj. duke përdorur llojet e të ardhurave të përcaktuara në mënyrë të përshtatshme.

Llogaritja e listës së pagave gjithashtu përfshinë të gjithë formularët obligativ nga shteti dhe disa raporte tjera që ofrojnë përmbledhje të kontributeve, fitimet, llogaritjet, kreditë, kodet e fletëpagesave, regjistrat, e punonjësve për gjatësinë e bonuseve në shërbime e etj.

Pagesat mund të krijohen direkt nga formulari në të cilin kalkulohet dhe përgatitet edhe lista e pagave. Me postim automatik, lista e pagave postohet automatikësish në librin kryesor.

Një mekanizëm për autorizim garanton që informatat personale për punonjësit tuaj të mbesin private.

Veçoritë
  • Krijim fleksibil i listave të pagave – tipet e fitimeve, kontributet, dhe taksat
  • Futje, editim apo fshirje e të dhënave për shumë punonjës njëkohësisht
  • Të dhënat e parametrave historik e bëjnë të mundur ribërjen e kalkulimit të pagave (në mënyrë individuale për secilin punonjës apo në mënyrë kolegtive)
  • Transfer i tipeve standarde të përfitimeve ndërmjet kalkulimeve
  • Menaxhim i kredive afatshkurta apo atyre afatgjata sidhe zbritjeve tjera ( duke llogaritur në ligjet në fuqi për sigurimin e borxhit dhe marrjen e tij)
  • Vegla për llogaritjen e rrogës neto dhe bruto
  • Tipe të ndryshe të përllogaritjes(kontabilimit) duke u bazuar në formën e ndërmarrjes:
    • Lista e pagave për ndërmarrës individual, kompani private, dhe institucione publike (lista e pagave, sistem i informacionit për dërgimin dhe analizimin e të dhënave të pagave në sektorin publik)
  • Tipe të ndryshe të përllogaritjes(kontabilimit) duke u bazuar në llojin e marrëdhënies së punës:
    • pagesë e rregullt (kontrata kolegtive/individuale, i/e pavarur )
    • Tarifat e autorit (gazetar, artistë, etj.)
    • kontratë me detyrë
    • tarifat e prezencës dhe qiratë
    • praktikant, nxënës apo student
  • Metoda të ndryshme për llogaritjen e rrogave bazë:
    • pagesa bazë mujore bruto
    • kalkulim i bazës në çdo valutë
    • kalkulim i bazës në bazë të pikëve të arritura
    • kalkulim i bazës në bazë të vlerësimit të punonjësve
    • kalkulim i bazës duke përdorur klasa tarifore/të pagesës
    • kalkulim i bazës duke përdorur parametrat për pozitën
    • kalkulim i bazës duke përdorur parametra sipas nevojës në dosjet e punonjësve
    • Kalkulim i bazës duke përdorur parametra për qendrat e kostove(shpenzimeve)
  • Metoda të ndryshme për llogaritjen e pagesave shtesë:
    • shumë pozita për një punonjës
    • tarifa të përbashkëta të marra nga shuma bruto
    • bonuset
    • bonusi i pushimit vjetor
    • ndihmesa për persona me aftësi të kufizuara(invalid/hendikep)
    • bonuset për përvjetorë
    • pagesat përfundimtare
    • siguracioni shtesë për vullnetarë
    • siguracioni shtesë i obligueshëm
    • pushimet pa pagesë
    • bonusi i gjatësisë së shërbimit
    • rritja për gjatësinë e shërbimit
    • diferenca me rrogën minimale (të kalkuluar dhe të dhënë)
    • ndihmesat për ushqim dhe udhëtim ( gjithashtu të bazuara në distancë)
    • stimulimet e punonjësve
    • pushimi mjekësor i paguar nga punëdhënësi
    • pushimi mjekësor i paguar nga instituti shtetëror i sigurimeve shëndetësore
  • Raportet e listës së pagave:
    • disa lloje të fletëpagesave
    • disa lloje të raporteve përmbledhëse
    • formular M4/M8 (dosje dhe raport, përmbledhje/detaje të punonjësve)
    • përgatitje e raporteve vjetore të të ardhurave dhe eksportim i tyre tek administrata shtetërore e tatimeve
    • tatimet e pagave
    • tatimet për ndërmarrësit vetanak (raportet e kontributeve, raportet e detyrimeve të arsimimit, fletëpagesat etj.)
    • kërkesat për rimbursim nga instituti shtetëror i sigurimeve shëndetësore, regjistrat shëndetësorë
    • rimbursim nga instituti shtetrorë për pensione dhe sigurime të invaliditetit, lista e punonjësve të disponueshëm
  • Krijim i formularëve sipas nevojave (të kostumizuar)
  • Eksport i raporteve në MS Excel dhe MS Word
  • Krijim automatik i urdhër-pagesave (individuale, të grumbulluara për institucione bankare)
  • Eksport për qendrat e procesimit (dosjet dhe raportet)
  • Kopjim i të dhënave nga burimet tjera:
    • udhëtimet (udhëtimet pa pagesë nën sidhe mbi pragun e caktuar)
    • dosjet e punonjësve (të dhëna për punonjësit) për procesin e prodhimit (parametrat e prodhimit)
    • detyrat (të dhëna për prezencën në pozicionin e punës)
    • Kalendar (të dhëna për mungesat në pozicionin e punës)
  • Postim automatik në librin kryesor

 

Kadrovska evidencija

Menaxhimi i burimeve njerëzore

Menaxhimi i burimeve njerëzore – një fushë mjaftë e neglizhuar nga bizneset – por që në PANTHEON zë një vend shumë të rëndësishëm. Bërthama e modulit për menaxhimin e burimeve njerëzore përbëhet nga dosjet e punonjësve. Përdoruesit e PANTHEON mund të mbajnë një sasi të madhe të regjistrave të punonjësve nga të gjitha llojet: punonjësit me orar të plotë, ata me gjysmë orari, kontraktorët e jashtëm, punonjësit student, praktikantët dhe ish-punonjësit etj. Dosjet e punonjësve përpilohen dhe ruhen për secilin veç e veç. Dosjet përmbajnë informatat personale dhe informatat lidhur me anëtarët e familjes sidhe punësimin paraprak; përdoruesit mund ta shikojnë historikun e lëvizjeve të një punonjësi brenda kompanisë dhe ta monitorojnë kohëzgjatjen e shërbimit, ditët shtesë të pushimit me pagesë, historiku i pushimeve, kontrollet mjekësore dhe informata tjera obligative nga shteti, sidhe informatat rreth edukimit trajnimit dhe shpenzimeve të ngjashme. Moduli i burimeve njerëzore përmbanë një pjesë speciale me të dhënat për rrogat e punonjësit, siguracionin vullnetar pensional dhe atë të detyrueshëm duke përfshire edhe regjistrin e pagesave, anëtarësinë në unione dhe regjistrat e pagesave, orët e punës, dhe të dhëna tjera kyçe të cilat përdoren në program. Për nevojat e punësimit të punonjësve të ri, programi përmbanë një modul për përcjelljen e procesit të pranimit për pozicionet e dëshiruara. Kandidatët mund të ruhen në data-bazën e kompanisë si kërkues të punësimit për shpalljet e ardhshme. Për të vlerësuar të intervistuarit përdoret një sistem i vlerësimit i cili bën të mundur zgjedhjen e kandidatit të duhur për pozitën e punës. Informatat nga procesi i pranimit mund të transferohen lehtë në dosjen e punonjësit. Një mekanizëm i autorizimit garanton që informatat personale për punonjësit të mbesin private dhe të sigurta.

Veçoritë
  • Regjistri i punonjësve (nr. i regjistrimit, nr. i tatimor, data e lindjes, adresa etj.)
  • Mbajtja e regjistrit të punësimit (kalkulimi i kohëzgjatjes së shërbimit, përvjetorët etj,)
  • Mbajtja e regjistrave të anëtarëve të familjes, të të huajve, lejeve të punës, certifikimeve të ndryshme, anëtarësimeve në unione të ndryshme etj.
  • Mbajtja e regjistrave për trajnimet e punonjësve ( në institucione zyrtare apo trajnime të brendshmesh)
  • Parametrat për kalkulimin e rrogës (fusha të ndryshme të dobishme për formulat e kalkulimit të rrugave)
  • Regjistrat e karrierës së punonjësve dhe avancimin brenda vet kompanisë
  • Regjistrat e shpërblimeve dhe aksioneve disciplinare
  • Kontributet e siguracionit pensional vullnetar shtesë dhe kontributet e siguracionit pensional të detyrueshëm
  • Moduli për sistemimin e pozicioneve
  • Regjistrimi i pushimeve (kalkulimet, raportet, historia) me formula për kalkulimin automatik të pushimit ose në mënyrë manuale(kompania, pozita, niveli i punonjësit) dhe krijimi i vendimeve tjera të nevojshme
  • Regjistri i prezencës, sikurse pushimi mjekësor apo ai i studimeve (kalendari, tabla, raportimi)
  • Regjistri i orëve të punës dhe integrimi i tyre me regjistra të ndryshëm kohor
  • Informacionet për shëndetin e punonjësit
  • Standardet Shëndet-Siguri-Mirëqenie (HSW) (regjistri i certifikatave, pajisjet mbrojtëse, dokumentimi i punonjësit)
  • Obligimet për asetet fikse
  • Regjistrat e legjislacionit (klasifikimi standard i pozitës së punës, shkollimi etj,)
  • Njoftimet për ngjarje të ndryshme ( p.sh: ditëlindja e punonjësit, skadimi i kontratës, kontrollet mjeksore)
  • Formularë të ndryshëm
  • Raportet (raportet standarde, dhe ato të bëra në bazë të nevojave)
  • Eksportim i të dhënave për qëllime të ndryshme
  • Menaxhimi i vendeve të lira të punës (të brendshme, në Internet), listat e kandidatëve, menaxhimi i intervistave dhe notimi

 

Jednostavna proizvodnja

Prodhimi Bazik

Moduli për prodhimin e thjeshtë trajton të gjitha proceset bazike të prodhimit. Bërthama e modulit të Prodhimit janë specifikimet, të cilat përmbajnë të gjitha të dhënat lidhur me materialet dhe operacionet, sidhe urdhëresat e punës të cilat përdoren për të lëshuar materialet dhe pranuar produktet. Numrat serik mund të prezantohen për ta bërë më të lehtë punë, sepse ju mundësojnë ndjekjen e produkteve dhe monitorimin e tyre në detaje.

PANTHEON është zgjidhja e duhur për prodhim serik sidhe për atë sipas porosisë. Një vegë e programit e bënë të mundur krijimin e urdhëresave të punës duke përdorur disa kritere, gjersa një kontrollë në program pengon përdoruesit nga shtimi i urdhëresave tek një urdhëresë pune më shumë se një herë, duke zvogëluar drastikisht gabimet. Kur procesohet dhe krijohet një urdhëresë pune, numrat e porosive të shitjes shërbejnë si dokumente ndërlidhëse, duke ofruar pamje të menjëhershme të statusit dhe realizimit të porosive të shitjes.

Veçoritë
Specifikimet

  • Punë e thjeshtë me specifikimet
  • Specifikimet përmbajnë të gjitha të dhënat për materialet dhe operacionet të nevojshme për prodhimin e një produkti
  • Krijim dhe përditësim i specifikaconeve direkt nga regjistri i identeve
  • Kopjim i të dhënave nga specifikimet ekzistuese tek specifikimet e reja
  • Raportet e niveleve të specifikimeve
  • Raportet e specifikimeve që përmbajnë një komponent apo material specifik

Urdhëresat e Punës

  • Tipe të ndryshme të urdhëresave të punës që mund të përshtaten (kostumizohen)
  • Krijimi i urdhëresave të punës është i shpejtë edhe i lehtë
  • Trasfer i thjeshtë i porosive tek urdhëresat e punës
  • Futje e sasive aktuale të përdorura për urdhëresa individuale të punës sidhe vendosje e limiteve të përdorimit
  • Krijim i raporteve të shtpyura për dokumentimin e punës
  • Rikalkulim i çmimeve
  • Lëshim automatik i lëndës së parë (materialeve të papërpunuara) dhe transferim i produkteve të përfunduara tek depoja përkatëse (e duhur)
  • Vendosja e nomrave të punës dhe krijim i pasqyrave se si përmbushen normat
  • Urdhëresat e punës për shërbime për ofruesit e shërbimeve siç janë mekanikët, pastruesit etj.

Numrat Serik

  • Prodhim i produkteve të ndjekura me numra serik
  • Ndjekje dhe monitorim i numrave serik të lëshuar
  • Ndjekje e detajuar e identeve(artikujve) me futje të numrave serik
  • Një fushë e gjerë e opsioneve për ndjekjen e numrave serik: numrat serik individual, numrat serik për grumbuj, numrat serik kompleks

 

Poslovna inteligencija

 

Inteligjenca Biznesore

Inteligjenca biznesore –  Grafikonet

Grafikonet u ofrojnë menaxhmentit, analistëve dhe ekzekutivit një vegël për ti parë me hollësisht proceset brenda kompanisë. Grafikonet janë shumë të lehta për tu përdorur, dhe funksionet mund të përshtaten për të përmbushur nevojat dhe përdorimin e përdoruesve individual. Në këtë mënyrë, është bërë e mundur që njëkohësisht të adaptohet sistemi me nevojat e drejtorit të cilit i nevojiten vetëm indikatorët kryesorë dhe të dhëna, dhe një analisti i cili kërkon të dhëna të detajuara dhe specifike.

Përdoruesit mund të krijojnë sado grafikone, edhe pse disa veç janë të definuara paraprakisht. Në grafikonet e definuara paraprakisht janë të futura të gjitha parametrat, formulat dhe metodat e shfaqjes së operacioneve të kompanisë; gjithçka çfarë përdoruesit duhet të bëjnë për të marrë një pasqyrë të operacioneve është futja e të dhënave.

Nuk ka më nevojë që informatat kyçe të mblidhe nga vende të shumta e të shpërndara sidhe të kopjohen nga dokumente të ndryshme e të ndara. Grafikonet e PANTHEON mbledhin të dhënat automatikisht dhe i shfaqin ato në grafikone të kuptueshme në ekranin e përdoruesit.

Veçoritë
  • Pamje në disa forma: grafe, tabela, numërues, tabela dhe grafe rrotulluese, paraqitje të modulit ARES, apo harta duke përdorur  Google Maps
  • Grafikone të definuara paraprakisht
  • Krijim i lehtë i grafikoneve sipas nevojës së kompanisë apo përdoruesit
  • Shfaqje e të dhënave OLAP apo SQL
  • Disa nga grafikonet e definuara paraprakisht janë:
    • efikasiteti i operacioneve
    • raportet(proporcionet) e likuditetit
    • raportet(proporcionet) e borxhit
    • raportet(proporcionet) e profitabilitetit
    • raportet(proporcionet) e aktivitetit
    • raportet(proporcionet) e modelit financiar Zmijewski
    • raportet(proporcionet) e modelit financiar Chesser
    • raportet(proporcionet) financiare Kralicek Quicktest
    • raportet(proporcionet) financiare Altman Z-score
    • pasqyrë e shpejtë e raporteve(proporcioneve) biznesore
Një shembull i analizave të përdorura më shpesh nga menaxherët apo ekzekutivi

  • Pasqyrat e punëve të kryera në bazë të projekteve
  • Shpërndarja relative e të arkëtueshmeve të hapura (të papaguara)
  • Të arkëtueshmet dhe të pagueshmet
  • Segmentet ku ndodhen projektet
  • Rezultatet mujore të punës
  • Numrat e përafërt në borxhin e kompanisë dhe borxhin e mbajtur

Në këtë mënyrë, drejtori i kompanisë sheh vetë të dhënat më me rëndësi për punën e tij apo sajë, ndërsa detajet u janë lënë atyre të cilët punojnë me to.

Analitikat

Analizat e modulit ZEUS u përgjigjen nevojave të përdoruesve me kërkesa të mëdha, dhe me funksionalitetin drag-and-drop atyre me më pak kërkesa. Edhe përdoruesit me më pak kërkesa mun të përfitojnë nga mundësit që ofrojnë Zeus Analizat. Mundësitë analitike të Zeus Analizave janë të përfshira në tabelat dhe grafet rrotulluese të cilat ofrojnë funksione si drill down, rrotullim i dimensioneve, filtrim i funksioneve dhe funksionalitete shtesë, përfshire drill through (lidhjet tek dokumentet dhe regjistrat burimor), indekset, eksportimi në Excel, dhe ruajtja.

Veçoritë
  • Lehtë për tu përdorur(drag-and-drop)
  • Pivot tabela me komplet funksionalitetet OLAP (drill down, pivot, filtrim, etj.)
  • Fushë e gjerë e cilësimeve (sortim, limite, indekse, shumat, etj,)
  • Cilësimet mund të ruhen për përdorime tjera
  • Analizat e sasive, vlerave, diferencave të çmimeve, etj.
  • Strukturë lehtë e kuptueshme e modulit (shitjet, prokurimi, financat, stoku etj.)
  • Eksport në Excel me vetëm një klikim
  • Pivot grafe me komplet funksionalitetet OLAP (drill down, pivot, filtrim, etj.)
  • Paraqitje grafike (kolonë, linjë, pite, fushë, etj.)
  • Analiza grafike 3D
  • Eksport i grafeve në fajlla .gif me vetëm një klikim
  • Funksioni Drill through – lidhjet tek dokumentet dhe regjitrat e përfshiera në nanaliza
  • Analiza ditore, mujore, tre mujore(me kuartale) dhe vjetore

Raportet Biznesore

Udhërrëfyesi më i rëndësishëm për zhvillimin e raporteve ishte ofrimi i lehtësisë maksimale në përdorim tek përdoruesit. Për këtë arsye, ne kemi zhvilluar një proces me katër hapa për krijimin e raporteve. Ashtu siç nënkupton edhe emri, raportet e përshtatura mund të krijohen në katër hapa të lehtë duke përdorur tipet e definuara paraprakisht të raporteve me disa cilësime shtesë. Natyrisht, raportet mund të printohen, të ruhen, apo të eksportohen në Excel. Raportet mund të përdoren për të shfaqur të dhëna në tabela apo në grafe.

Veçoritë
  • Thjesht për ti përdorur (“Raportet ZEUS në katlr hapa”)
  • Fushë e gjerë e raporteve të para-definuara
  • Fushë e gjerë e cilësimeve(sortim, limite, indekse, shuma, etj.)
  • Cilësimet mund të ruhen për përdorime tjera
  • Analiza të sasive, vlerave, diferencave të çmimeve etj.
  • Strukturë e lehtë për tu kuptuar (shitjet, prokurimi, financat, stoku etj..)
  • Eksportim në Excel me vetëm një klikim
  • paraqijte grafike (kolona, linja, pite, fusha, etj.)
  • Analizë grafike 3D
  • Analiza ditore, mujore, tre mujore, vjetore
  • Instruksione gjithëpërfshirëse me shembuj dhe sqarime të detajuara për çdo raport

Planifikimi

Dëshira e përdoruesve tanë për përdorim të lehtë është aplikuar gjithashtu tek zhvillimi i një moduli për planifikime. Planifikimi mund të bëhet në këto fusha: shitje, prokurim, lista të pagave dhe financa. Planet mund të gjenerohen për sado periudha dhe duke përdorur një gamë të gjerë të parametrave (partnerët, vendet, artikujt, kategoritë, departamentet, etj). Indekset, diferencialet dhe komulativet përdoren për të krijuar krahasime të shpejta në mes të realizimit të planifikuar dhe atij aktual. Planifikimi është i rrethuar me vegla të avancuara siç është Gjeneruesi i Planeve, i cili automatikisht krijon plane në bazë të realizimeve të kaluara dhe përqindjeve të ulje/ngritjeve.

Veçoritë
  • lehtë për tu përdorur
  • çdo planifikimi i detajuar për një gamë të gjerë të parametrave
  • Strukturë lehtë e kuptueshme e moduleve (shitjet, blerjet, financat, lista e pagave …)
  • Vegla “Generuesi  i Planeve” – për të krijuar lehtë “në mënyrë automatike” planet në bazë të rezultateve të fundit
  • Eksport në Excel me vetëm një klikim
  • krahasime të thjeshta me planin e realizuar (dallimet, indekset, kumulativet …)
  • lidhjet me regjistrat përkatës
  • planifikimi për muaj, kuartale, vite etj.

Thirrni në (038) 749 045

Telefononi konsulentët tanë dhe së bashku ju do të gjeni një zgjidhje të përshtatshme për optimizimin edhe proceseve biznesore në kompaninë tuaj!