Pyetje të shpeshta në lidhje me licencat

Sëbashku me konsulentët e Datalab, analizoni dhe gjeni licencat qe ju duhet
Licencat e PANTHEON në Cloud

Përshtatja në ndryshime

Nëse softueri juaj ka nevojë për ndryshime, ju mund ta modifikoni këstin për të ia përshtatur softuerin nevojave tuaja momentale. Ju mund ta rrisni numrin e licencave (p.sh nëse shtoni stafin), ti transferoni licencat (p.sh. nëse keni nevojë për më shumë licenca në një nga degët ose në lokacion tjetër dhe më pak tek HQ e juaj), sidhe mund ta ndërroni modelin e licencës (p.sh. nga SE në MF, sepse keni filluar me prodhim të planifikuar). Ne do ta adaptojmë abonimin tuaj për të iu përshtatur ndryshimeve në këste.

Çmimet dhe funksionet

Pasqyrën të gjitha licencave në PANTHEON dhe aplikacioneve mobile sidhe veçoritë e tyre do ti gjeni në listën e çmimeve, sidhe kombinimet në mes tyre.

Si ti numëroni përdoruesit?

Softueri i Datalab licencohet në bazë zë numrit të përdoruesve që kyçen në të njëjtën kohë. Kjo do të thotë që softueri mund të instalohet në çfarëdo numri të pajisjeve kompjuterike por atë mund ta shfrytëzojnë në të njëjtën kohë vetëm aq përdorues sa ka edhe licenca. Nëse arrihet ky numër, asnjë përdorues tjetër nuk mund të kyçet në të njëjtën kohë në sistem. kur një përdorues shkyçet nga sistemi, vetëm atëherë mund të kyçet ndonjë person tjetër.

Këto dhe të drejta tjera, sidhe obligimet e përdoruesit dhe të Datalab, janë të definuara në kontratën e licencave

 

 

Si të merrni një licencë?

Nëse jeni të interesuar për softuerin tonë, ju mund ta plotësoni  këtë formularë, ku ju i jepni informacionet bazë të kompanisë në mënyrë që partnerët tanë të ju japin një zgjidhje të përshtatshme për ju ose na kontaktoni përmes telefonit apo me e-mail.

Datalab e licencon softuerin e vetë nëpërmes rrjetit të përfaqësuesve të autorizuar,të cilët janë të trajnuar që të ju ndihmojnë të gjeni licencat e duhura. Implementimi, prezantimi, trajnimi, mbështetja dhe zhvillimi i zgjidhjeve shtesë kryhet nga partnerët e Datalab që kanë staf të certifikuar mirë.

Nëse doni ta licenconi softuerin në një shtet, ju lutemi kontaktoni degën e Datalab në atë vend.

 

Sa kushton licencimi?

Zhvillimi i një softueri kaq të specializuar është shumë i kushtueshëm, por ne besojmë fuqishëm se licencimi legal i softuerëve duhet të jet i qasshëm për një fushë të gjerë të kompanive, të cilat kanë nevojë për një zgjedhje të mirë ERP.

PANTHEON jo vetëm që redukton kostot dhe rritë qarkullimin, por gjithashtu rritë produktivitetin e të punësuarve, kjo është edhe arsyeja pse ne marrim për bazë pagën mesatare mujore bruto të atij vendi, si referencë për të përcaktuar çmimet e licencave tona.

Ne kemi vendosur  çmimet në atë mënyrë që kthimi në investim të bëhen në më pak se 6 muaj. Përvoja jonë e deritanishme po e dëshmon këtë gjë.

Shtimi dhe Upgrade-i i Licencave

Nëse ju veç keni disa licenca PANTHEON dhe ju nevojiten licenca shtesë apo licenca me funksionalitete shtesë, ju thjesht mund ti bleni apo ti bëni Upgrade ato (duke kaluar në licencën më të avancuar) dhe ju do ta paguani vetëm diferencën e çmimit bazë të këtyre licencave.

ja disa shembuj:

Licencat Shtesë

Një kompani ka katër licenca PANTHEON SE (Small Enterprise) dhe katër përdorues. Kompania punëson edhe dy punonjës tjerë, të cilëve u duhet programi.

Kjo do të thotë se kësaj kompanie i duhen edhe dy licenca shtesë. Sepse licencat e PANTHEON janë të dizajnuara të punojnë vetëm një përdorues në të njëjtën kohë, pra nuk mund të kyçen më shumë se një përdorues në të njëjtën licencë në të njëjtën kohë.

 

Ndërrimi i Modelit të Licencës

Një kompani ka gjashtë licenca PANTHEON SE (Small Enterprise) dhe gjashtë përdorues. Kompania punëson edhe dy punëtorë dhe CEO dëshiron të ketë një pasqyre analitike të biznesit.

Për këtë arsye kompanisë i duhen tetë licenca PANTHEON ME (Medium Enterprise). Datalab i llogaritë gjashtë licencat ekzistuese (6× PANTHEON SE), të cilat deri më tani i ka përdorur kompania me çmimet e tanishme nga çmimorja, dhe lëshon një faturë për licencat e reja. Kompani duhet të paguaj vetë diferencën e çmimeve të licencave të vjetra me atë të reja.

Pra: Vlera e faturës =  (8× PANTHEON ME) – (6× PANTHEON SE)

 

Hapja e një Dege të Re

Një kompani ka dy licenca PANTHEON SE dhe ajo hap një degë të re, ku pranon mall dhe lëshon fatura.

Kompanisë i duhet një  licencë  PANTHEON RT shtesë. Përdoruesi mun ta kombinoj licencën PANTHEON RT me licencat SE, ME dhe MF.

.

 

Zhvillimi i Kompanisë

Kompanitë rriten dhe zhvillohen. Sistemi Informativ i kompanisë duhet të zhvillohet së bashku me kompaninë, për këtë arsye nganjëherë duhet të blihen licenca të reja

Ne në Datalab,kemi një formulë të thjeshtë për këtë: pagesa shtesë = çmimi bruto i të resë – çmimi bruto i të vjetrës. Kjo do të thotë se ju paguani vetëm diferencën në mes të licencave të reja dhe atyre të vjetra.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta, marrëveshjet për licenca

Thirrni në (038) 749 045

Më shumë informacion –  Oferta të Përgaditura Shpejt –  Pagesa me Këste – Fushatat Aktuale të Shitjes – Zbritje për Sasi

X