Më Shumë se 50,000 Përdorues Tani Vendosin Besimin e tyre në Ne!

Mar 22, 2017 | Lajme |

Më 15 Mars 2017, ne e mirëpritëm përdoruesin e 50,000 të programit PANTHEON ERP në komunitetin tonë.
Një numër kaq i madh i përdoruesve në Evropën Juglindore është rezultat i një etike pune të vendosur dhe një besim të palëkundshëm në kompaninë. Vizioni për ta bërë punën e përditshme të bizneseve më të lehtë dhe për të qenë pjesë e suksesit të tyre na ka sjellë në këtë pikë dhe ne ju garantojmë juve se kjo do të vazhdojë që të jetë drita jonë udhëzuese. Sfida që ne vendosim për vetën tonë është që të implementojmë edhe më shumë përmirësime dhe karakteristika të reja në PANTHEON. Burimi për këto ideja vjen nga ju, përdoruesit dhe partnerët tanë.

 

“Jam pafundësisht krenar dhe i kënaqur se ku ideja jonë fillestare na ka sjellur – një ide e lindur nga përvoja personale dhe dhimbje profesionale të shkaktuara nga falimentimi i bizneseve joadekuate të mbështetjeve IT. Në njëzet vitet e fundit, ne kemi qenë të parët në rajon që të ofrojmë një program ERP të bazuar në Windows dhe në një databazë SQL të fuqishme me teknologji klient-server. Ne kemi qenë të parët në ofrimin e një librarie të madhe të manualeve për përdorim në formë të shkruar dhe video kurseve për vetë-mësim, të parët për të promovuar e-kontabilitetin, dhe të parët për të lansuar – qysh në 2010 – një program ERP të bazuar në Cloud. Më tej, ne kemi shtrirë partnerite me ofrues të telekomunikacionit lokal për të siguruar që veglat tona janë të qasshme për çdokënd.
Unë besoj se në të githa këto vite, ne kemi rritur jo vetëm pritjet që bizneset kanë për soufterin ERP të tyre, por poashtu për diturinë biznesore dhe kompetencën në përgjithësi. Unë besoj se bizneset në Evropën Juglindore janë fuqizuar nga kjo vegël e fuqishme që të jenë më konkurrues dhe fitimprurës. Nëse shikojmë prapa në rrugën që kemi marrur, caku i 50,000 përdoruesve është një pasojë e pashmangshme e devotshmërisë së kompanisë për inovacion dhe mëtimit për ta bërë jetën e çdo biznesi më të lehtë.”

 

Andrej Mertelj

Drejtor Ekzekutiv, Datalab Tehnologije d.d.

Gradba Promet, kompania që theu barrierën e 50,000 përdoruesve, blenë licensën e tyre në WebCenter, kompania jonë partnere në Maqedoni. Çmimi të cilin klienti (Nikola Naumov) dhe konsulenti i shitjes (Zoran Milkov) do të pranojnë është një qëndrim fundjavor në qytetin magjik të Zagrebit.

Hotel Palace ndodhet në qendrën e Zagrebit në një ndërtesë ngjitur me parkun e qytetit. Është hapur në vitin 1907 si hoteli i parë i organizuar në Zagreb. Në ditët e sotme ju mund të shijoni atmosferën retro-elegante të krijuar nga mobiljet me stil dhe interiori modern.

Përveç pritjes së ngrohtë, hoteli do të përgatitë një mirëpritje me delikatesë të veçantë me të cilën duan të krijojnë një përvojë të paharrueshme për mysafirët.

 

Punonjësit festuan 50,000-shin e madh me një torte dhe verë me gaz, si çdonjëri nga ne që është pjesë e tregimit të suksesshëm të Datalab.

 

Ne do të dëshironim të shtonim një falenderim special për të gjithë punonjësit, partnerët biznesor, dhe, sidomos, përdoruesve tanë që vendosin besimin dhe besnikërinë e tyre në ne. 550 ose 50,000; ne nuk do të mund ta bënim pa juve.

Është një nder për neve që të jemi pjesë integrale e një komuniteti kaq të madh sikurse të PANTHEON-it. Një komunitet që po feston 20 vjetorin këtë vit!
Faleminderit!

X