Detajet teknike të Kontabilitetit në teknologjinë CLOUD

Nuk ka nevojë që të keni serverin tuaj të dedikuar


Qëllimi i hosting është që t’iu ofrojë kompanive dhe firmave të kontabilitetit, zgjidhjet më të mira biznesore.

Shumë kompani të vogla nuk mund ti përballojnë investimet që janë të nevojshme për të hyrë në botën e teknologjisë së burimeve të biznesit – shpenzimet janë thjesht shumë të mëdha. Si rezultat i kësaj një numër i kompanive janë pa zgjidhje të përshtatshme të biznesit ose të zgjedhin për programe më të lira që nuk i përshtaten nevojave të tyre.

Zhvillimi i teknologjive të internetit si dhe rritja e shpejtë e kapaciteteve procesuese kanë quar tek nevoja urgjente për qendrat e të dhënave të cilat ekskuzivisht mirren me shfrytëzimin e teknologjisë informative. Përdoruesit, p.sh. marrin me qira një server për databazë ose server të internetit për një çmim të pranueshëm. Nërsa për ta blerë teknologjinë e njetë do të jetë jashtë mundësive të tyre buxhetore

PANTHEON Gostovanje - shema

Me PANTHEON hosting, Përdoruesit marrin përparësitë e dy gjërave. Qendrat e të dhënave ofrojnë harduerin më të avancuar të kohës në treg, dhe mund ta japin PANTHEON-in me qira. E vetmja gjë që ju duhet përdoruesve janë kredencialet e hyrjes në sistem (emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi)- çdo gjë tjetër është e gatshme dhe e përfshirë në çmim.

Përparësi tjetër e hostingut është që firmat e kontabilitetit dhe klientët tjerë mund ti qasen njëkohësisht të dhënave të njëjta (të ruajta në të njëjtin server), gjë që i redukton kohën edhe kostot.

Sistemi Hosting nuk është aplikacion online (web-aplikacion)

Sistemet Hosting nuk duhen të kuptohen si web aplikacione ose aplikacione të bazuara në web e që funksionojnë në bazë të shfletuesve të internetit. Hostingu bazohet në principin “Softueri si Shërbim” (SAAS- Software as a Service ), ku përdoruesit i qasen vetëm programit – PANTHEON – nëpërmes internetit. Për ne Interneti ofron vetëm një kanal për transferimin e të dhënave, ndërsa programi instalohet në qendrën e të dhënave. Përdoruesi kyçet në program dhe punon në PANTHEON nëpërmes internetit. Funksionalitetet e PANTHEON nuk ndryshojnë, në në asnjë mënyrë nuk pakohen: i vetmi dallim është që përdoruesit tjerë (“tradicional” me program të instaluar në infrastrukturën e tyre) i fusin të dhënat në PANTHEON të instaluar lokalisht në kompjuterët e tyre, kurse përdoruesit me hosting i fusin të dhënat në përmes internetit në programin e instaluar në qendrën e të dhënave të cilen e ofron një kompani e sigurtë në fushën e telekomunikacionit dhe teknologjisë informative, siç është IPKO(për Kosovë).

Hostingu është më i besueshëm dhe ofron më shumë mundësi se biznes-aplikacionet e bazuara në shfletues interneti. Së fundmi, numri i zgjidhjeve “të shpejta” që ofrojnë funksione të thjeshtëzuara nëpërmes shfletuesve është rritur konsiderueshëm. Mirëpo, duhet ta dimë se shfletuesit nuk janë sisteme operative, dhe një numër i madh i gjërave që përdoruesit presin nga zgjidhjet e sotme për biznese (e-banking, skanerët e barkodeve, përshtatja e raporteve etj.) nuk gjenden në aplikacionet e bazuara në shfletues, ose funksionojnë shumë më dobët se aplikacionet e bazuara në desktop. Shfletuesit kanë për qëllim shfaqjen e faqeve të internetit, dhe jo menaxhimin e bizneseve! Kjo është arsyeja që, PANTHEON edhe pse funksionon nëpërmes internetit, punon sikur një aplikacion i pavarur i cili është i sigurtë dhe i besueshëm.

Hostingu në katër hapa

  1. Përdoruesi dërgon aplikacionin në Datalab ose IPKO;
  2. Datalab iu ofron përdoruesve një program PANTHEON.
  3. Përdoruesit i tranferojnë të dhënat në databazën tek qendra e të dhënave (IPKO)
  4. Menjëherë përdoruesit mund të fillojnë punën.

Besueshmëri dhe Siguri

Siguria e të dhënave ka rëndësi kyçe në suksesin e operacioneve – humbja apo vjedhja e të dhënave mund të shkaktoj humbje të mëdha, kosto të larta gjyqësore, deri tek kolapsi i kompanisë. Kjo është arsyeja pse përdoruesit e PANTHEON Hosting e kanë të garantuar shkallën më të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë kur punojnë me të dhënat e tyre. Qendrat e të dhënave ku të dhënat e përdoruesit janë të ruajtura janë të pajisura me të gjitha certifikatat e sigurisë, firewall çdoherë të përditësuar dhe teknologjitë më të avancuara të enkriptimit. Vetëm personat e certifikuar kanë qasje në databaza. Përdoruesit mund të llogarisin në shkallën më të lartë të sigurisë dhe diskrecionit në punën e tyre.

e-Arkivi dhe back-up kopjet

Të dhënat e vlefshme të një kompanie shpesh bien viktimë e aksidenteve të shkaktuara nga të ashtuquajturat “forca të mëdha” – shkaktari më i shpeshtë i humbjeve të të dhënave është goditja e vetëtimës në lokacionin ku janë të ruajtura të dhënat. Humbjet mund të evitohen nëpërmes arkivimit të shpeshtë të të dhënave dhe krijimi i back-up kopjeve. Qendrat e të dhënave të cilat ofrojnë PANTHEON hosting gjithashtu i kushtojnë vëmendje të lartë këtij aspekti të sigurisë së të dhënave.

Me PANTHEON Hosting, back-up kopjet e databazave krijohen së paku një herë në ditë. Përdoruesit mund të sigurtë që të dhënat e tyre janë të sigurta: në çdo kohë, të gjitha kopjet back-up në 14 ditët e fundit janë në dispozicionin tuaj. Përdoruesit gjithashtu mund të porosisin back-up kopjet e tyre në DVD nëse ata dëshirojnë që të dhënat e tyre të ruhen edhe fizikisht.

Një sistem përmbledhës e-arkivimi është parapërgatitur për nevojat e përdoruesve. Gjëja e vetme e cila ju nevojitet është një skaner. 

Standardet e sigurisë she enkriptimi i të dhënave

Të dhënat e përdoruesve ruhen në qendra të sigurta të të dhënave të cilat janë të certifikuara me standarde strikte internacionale të sigurisë. Këto standarde përbëjnë sigurinë nga vjedhja apo shkatërrimi i të dhënave nga hakerët (me anë të firewall, protokolleve të enkriptimit etj.) sidhe sigurinë nga fatkeqësitë (tërmetet, zjarret, vërshimet etj.)

Për të parandaluar rrjedhjen e të dhënave në rrugëtimin nga kompjuterët e përdoruesve deri tek qendra e të dhënave, enkriptohet komunikimi në mes të PANTHEON dhe serverit me anë të një lidhje SSL. Lidhjet SSL (Secure Socket Layer) përdorin algoritmet më të fuqishme dhe përdoren shpesh për kartela krediti sidhe operacione tjera të ndjeshme në e-biznes. Me PANTHEON hosting, të dhënat e përdoruesve janë të siguruara mirë në çdo hap të procesit: nga transferi nëpërmes internetit deri tek ruajtja e të dhënave në qendrën e të dhënave.

Na kontaktoni në (038) 749 045

Thirrni konsulentët tanë dhe së bashku do të gjeni një zgjidhje të përshtatshme të optimizimin e proceseve biznesore në kompaninë tuaj!