Upgrade-i dhe miirëmbajtja PANTHEON-a

Upgrading

Për të gjitha këto arsye programi duhet të bëhet  upgrade në versione të reja . Ju  e fitoni të drejtën për upgrade ose për  përditësim të softuerit nëse keni nënshkruar kontratën për Upgrade (UC). Për ndryshe  upgrade-i nuk përfshihet në çmimin e licencës, me përjashtim tek PANTHEON Hosting.

Kontrata afatgjatë për Upgrade është alternativa më e mirë, për shkak se në këtë mënyrë siguroni vazhdimisht program të përditësuar, dhe për çdo vit një kontratë do të marrë zbritje prej 3% deri në 15% pas pesë vjetësh.

 

Përmirësimet e rregullta në PANTHEON bëhen çdo tre muaj. Upgrade mund të bëhet nga vetë ju, ose nga stafi i mbështetjes qoftë nga ndonjë partner i autorizuar, ose vetë Datalab.
Kostoja për Upgrade të softuerit Datalab PANTHEON varet numri dhe tipi i licencave që ka përdoruesi dhe llogaritet si 21% e licencës së blerë. Metoda për kalkulimin e Upgrade-it varet nga marrëveshja që arrihet për Upgrade!

Mirëmbajtja

Fjala  mirëmbajtje nënkupton aktivitetet e nevojshme një operim sa më të lehtë dhe pa pengesa i programit, ku përfshihen ndihma gjatë instalimit, upgrade dhe migrimi i të dhënave, mbështetje në përgjithësi për përdorimin e programit apo veprime të ngjashme. Datalab ngarkon provizion për shërbime të tilla sipas çmimorës së shërbimeve. Gjithashtu ju mund të bëni një kontratë të mirëmbajtjes me të cilën ju përfitoni mbështetje fikse (në bazë të kushteve të kontratës), çmime më të ulëta për mbështetje sidhe trajtim me prioritet.

Procesi i përditësimit dhe Upgrade-it

 

Hapi 1 – Identifikimi

Kur ta aktivizoni programin për upgrade,PANTHEON dërgon informatat e versionit tek upgrade serveri. Me fjalë tjera, përdoruesit kanë kohë të ndryshme për upgrade: për shembull, përdoruesi A bën upgrade çdo muaj, përdoruesi B nuk e ka marrë versionin e fundit ndërsa përdoruesi C upgrade-in e fundit e ka bërë para gjashtë muajsh. PANTHEON nuk dërgon të dhëna tjera tek upgrade serverët përpos informatave të sistemit për softuerin e instaluar. Konfidencialiteti dhe siguria e të dhënave të përdoruesve gjatë upgrade-it janë të garantuara!

b

Hapi 2 – Dërgimi i kodeve të regjistrimit dhe një listë e ndryshimeve

Upgrade serveri përdorë informacione lidhur me versionet e instaluara për të krijuar një listë të ndryshimeve të cilat përdoruesi duhet ti bëjë për të instaluar versionin e ri. Nëse përdoruesi kërkon licenca të reja (p.sh.: shtimi i përdoruesve, kohëzgjatja e Upgrade kontratës apo module reja ose ndërrimi i edicionit të licencës), serveri do ti gjeneroj kode të reja të autorizimit dhe i dërgon ato në PANTHEON.

Hapi 3 – Transferimi i ndryshimeve

 

Në bazë të listës së ndryshimeve, PANTHEON i kërkon serverit të transferoj versionet e reja të programit dhe të instaloj ato në follderin për upgrade në serverin(kompjuterin) lokal, nga ku këto do të instalohen të të gjithë kompjuterët e kompanisë. Për shkak që serveri identifikon versionet të cilat përdoruesi i ka instaluar, ai nuk e transferon të gjithë upgrade-in nga versioni i fundit, por vetëm listën e ndryshimeve që janë relevante për përdoruesin dhe versionin që ai/ajo e ka të instaluar. Pra në vend se të transferohen afërsisht  60 MB të dhëna, mesatarisht ka nevojë për vetëm 10 MB të dhëna që të transferohen. Kjo ulë drastikisht koston e upgrade-it për përdorues.

Hapi 4 – Përditësimi i databazës

Me tu transferuar versioni i ri, PANTHEON aktivizon një vegël për përditësimin e strukturës së të dhënave. Gjatë procesit, ai e riparon strukturën e databazës dhe i përditëson format e raporteve dhe proceset e ruajtura në SQL server.

Hapi 5 – Installimi në kompjuterët tjerë

Një kompani zakonisht ka më shumë se një kompjuter që punon me PANTHEON. Për të shmangur procesin e upgrade-it për çdo kompjuter, dhe rrjedhimisht punë të panevojshme administrative, PANTHEON kontrollon nëse ka versione të reja sa her që startohet, dhe automatikisht e zëvendëson versionin për secilin përdorues.

Kjo don të thotë më pak punë për administratorin, i cili mirëmban sistemin, dhe se versionet e reja menaxhohen nga qendra. Administratori e din që me të bërë upgrade sistemin në kompjuterin e tij, të gjithë kompjuterët e kompanisë do të bëhen upgrade.   Çmimet

Më shumë informata

Për më shumë informacion ju lutem na kontaktoni në 038 749 045 ose na shkruani në e-maili sales@datalabks.com