Vizioni, Misioni dhe Vlerat

Vizioni dhe Misioni i Kompanisë

Kompania Datalab është e angazhuar për zhvillimin e një sistemi efektiv të informacionit të biznesit të quajtur Pantheon, i cili siguron menaxhimin e përgjithshëm dhe mbikëqyrjen e të gjitha proceseve të biznesit në kompani. Informacion i shpejtë dhe i saktë është thelbësor për mbijetesën e shoqërisë.

Pantheon është tani  sistemi i informacionit të biznesit më i mirë i këtij lloji në rajon, por ne nuk do të ndalemi këtu. Qëllimi ynë përfundimtar është që të zhvillojmë një ndër sistemet më të mira ERP në botë.

Misioni ynë është që të ofrojë inovacion  të vazhdueshëm dhe dhe cilësi në sistemin e  informacionit të biznesit për të gjithë, madje edhe bizneset e vogla. Dëshira jonë është që të ndihmojmë klientët në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive, sidhe përmes optimizimit të proceseve të biznesit dhe automatizimin e proceseve të punës  të rrisni fitimet.

Vlerat

Të dedikuar vetëm për punën tuaj

Puna e sistemit ERP  drejtpërdrejtë ndikon në mbijetesën dhe konkurrencshmërinë e klientëve tanë. Prandaj, detyra jonë nuk është e lehtë: ne e dimë se çmimi i vendimeve të gabuara është shumë i shtrenjtë. Për këtë arsye, punën  tonë – zhvillimi i një sistemi informativ me cilësi shumë të lartë, e marrim shumë seriozisht.

Puna jonë përfshinë precizitetin.

Ne punojmë me teknologji informative, ku gjendjet  janë  1 ose 0, kjo gjë është reflektuar edhe në marrëdhëniet tona me produktin; ose është përfunduar dhe funksionon ose nuk ofrohet fare. Punët e përgjysmuara nuk i tolerojmë. Besueshmëria ka peshë të madhe në zhvillimin tonë, nuk kërkojm zhedhje afatëshurëra, por ne ndërtojmë softuere të qëndrueshme. Përgjegjësia që vjen me punën tonë, dikton pragmatizëm nganjëherë edhe konservatorizëm. Ne përpiqemi shumë për saktësi – dhe jo për punë netëve vonë me arnime të reja dhe më të reja, sidhe vazhdimisht jemi në fokus që të respektojmë afatet e premtuara.

Ne besojmë në komunikim të hapur dhe shkëmbim të njohurive

Ne e dimë që bashkëndarja e njohurive, sjell shumë përfitime më shumë se sa kur i  fshehim apo i kufizojmë ato. Për këtë arsye, struktura e të dhënave tona është publike, dhe qasja në to është e lirë. Nga ky pozicion ne  bashkëpunojmë me klientët dhe partnerët tanë. Gabimet tona i pranojmë haptazi , i botojmë dhe i përmirsojmë. Nuk kompleksohemi shumë për to, sepse ne e dimë se zhvillimi i software është i pamundur pa gabime. Kjo është ajo që ne presim edhe nga të gjithë pjesëmarrësit, për shkak se kjo na dërgon tek ulja kostotve të projektit dhe arritja e qëllimeve. Ne besojmë se bashkëpunimi i mirë ka qenë çelësi i suksesit, sepse në kompanitë e sotme, është e vështirë të llogarisim në sukses nëse nuk ka bashkëpunim. Prandaj, ne kemi ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë me partnerët dhe me klientët tanë. Punëtorët janë pasuria jonë kryesore.

Ne përpiqemi për një mjedis të këndshëm të punës për punonjësit tanë për të zvogëluar stresin, e cila është e pashmangshme në sektorin e teknologjisë  informative. Në profesionin tonë, puna në 40 orë në javë, është më shumë përjashtim se sa rregull, por kjo nuk do të zbatohet për Datalab. Punonjësit tanë nuk duam ti ngarkojmë me punë të tepërt dhe jashtë orarit, sepse ajo ndikon direkt në rënien e cilësisë së punës. Ne e dimë se kur ne jemi të pushueshëm, jemi më kreativ. Për këtë arsye, ne inkurajojmë punonjësit tanë në të menduarit e vet  kreativ dhe pjesëmarrjen aktive në menaxhimin e kompanisë. Ne besojmë në të pjesëmarrjen e punonjësve tanë në pronësinë e kompanisë dhe ti ndajmë fitimet me ta. Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë për trajnimin dhe zhvillimin profesional të punonjësve. Në sajë të përmirësimit të vazhdueshëm, ne jemi duke bërë çmos për të përdorur teknologjitë e fundit në mënyrë që të punësuarit tanë të kenë qasje të sigurtë në njohuritë për të cilat ata kanë nevojë.

Planet tona janë afat-gjata

Ne përpiqemi të shohim në fotografi e madhe dhe jo vetëm rezultate të menjëhershme. Ne investojmë mbi 60% të fitimeve tona në zhvillim, e cila tregon qartë rëndësinë e se si ne kujdesemi për të ardhmen. Ne besojmë në kompanitë e eko-ekonomike. Kështu, përveç fitimeve,  ne i vlerësojmë të gjitha efektet e tjera në mjedisin në të cilën ne punojmë. Pjesë e përgjegjësisë sociale është gjithashtu  sigurimi i ndihmës për ata që nuk janë në gjendje të mirë ekonomike. Për shkak të kësaj, çdo vit kemi shpenzuar një pjesë të fitimit për bamirësi dhe për të ndihmuar garat të ndryshme shkollore me sponsorizimin e tyre.