PANTHEON Public Service

PANTHEON për kompanitë publike dhe institucionet qeveritare

PANTHEON është përshtatur për këto nevoja, dhe bën të mundur që kompanitë publike të  bëjnë biznes në mënyrë transparente për të arritur përputhshmërinë me rregulloret, duke ofruar stabilitet të paparë dhe lehtësimë në përdorim. Me PANTHEON, kompanitë publike mund të rrisin cilësinë e punës dhe produktivitetin e tyre duke mos shkaktuar shpenzime në zhvillimin e softuerit ose kohë gjatë implementimit .

Računovodstvo, prilagođeno javnim sektorima

Kontabilitet i përshtatur për nevojat e kompanive publike


Për shkak se janë të financuar nga buxheti , kompanitë publike janë subjekt i rregulloreve të ndryshme të kontabilitetit me shumë se subjektet e tjera ekonomike . PANTHEON përkrah të gjitha rregulloret e veçanta që kompanitë publike duhet të i zbatojnë, dhe plotësisht në përputhje me Standardet e Kontabilitetit sllovene. Karakteristikat kryesore:

  • Grafiket e njejta të llogarive,
  • raportet financiare për përdorues të caktuarë,
  • raportet financiare për përdorues të tjerë,
  • Pasqyrat financiare të konsoliduara,
  • postim record-only.

Kadrovi i plate za javne službenike

Pagesat për personelin dhe punonjësit e sektorit publik

Personeli dhe operacionet e pagave në kompanitë publike janë subjekt i rregulloreve të veçanta. Për shkak se ato janë të financuara nga buxheti publik, këto rregulla janë reflektuar në raporte dhe formulare, kompanitë publike janë të obliguara për tu paraqitur në institucione shtetërore ( agjencisë shtetërore për të dhënat publike, etj):

  • Vërtetimet e pagave për administratën publike( punëtor të punsuar me kohë te plot, drejtorët, të punësuarit në vendet e huaja).
  • Llojet e fitimeve.
  • Përgatitja e listës së pagave për pozitat e shumta në një formë të kontabilitetit të vetëm.
  • Krijimi i XML fajllave për eksportimin e sistemit të informacionit për dërgimin dhe analizimin e të dhënave për pagat në sektorin publik..

Për aq kohë sa jemi due ke përdorur programin PANTHEON, mund të themi se e kemi përgjysmuar kohën e cila na duhet për të futur të dhënat që na duhen.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit

Novo mesto

Pa investime në infrastrukturë

Programi PANTHEON  për sektorin publik mund të përdoret pa investime në infrastrukturë, mirëmbajtje dhe lokacion. Në rastin e qirasë PANTHEON Hosting (cloud), përdoruesit i duhet vetëm një kompjuter me një lidhje interneti,  dhe e gjithë pjesa tjetër e infrastrukturës lidhet nëpërmjet internetit. Një përdorim i tillë është edhe më i lirë, dhe mbi të gjitha, i sigurt dhe pa probleme.

Qëndro automatikisht në hap me ndryshimet legjislative

Për ti siguruar përdoruesit se ndryshimet legjislative të cilat ndikojnë ndjeshëm në operacionet e tyre, nuk shkaktojnë fare stres dhe vështirësi, i gjithë procesi i përditësimit me legjislativin në PANTHEON bëhet në mënyrë automatike dhe online. Çdo herë që ndryshojnë ligjet, përditësohen edhe fushat relevante në PANTHEON. Në këtë mënyrë përdoruesit e PANTHEON janë në çdo momet në pajtueshmëri të plotë me ligjet dhe rregulloret shtetërore.

Mbështetja e Përdoruesve

Mbështetja ka rëndësi kyçe si për Datalab ashtu edhe për klientët tanë, për këtë arsye përdoruesit e PANTEON kanë në dispozicion një sërë llojesh për mbështetje. Përgjigjjet e pyetjeve rreth përdorimit të programit mund të gjenden në videot përmbledhëse dhe instruksionet online, ose përmes një komuniteti të madh online të përdoruesve i cili i bashkon përdoruesit e  PANTHEON dhe specialistët e mbështetjes me punonjësit e Datalab. Këto shërbime të mbështetjes janë pa pagesë. Rastet urgjente për mbështetje ofrohen në vend, përmes telefonit apo përmes aplikacioneve online.

Stabiliteti i programit

Për një funksionim sa më stabil dhe efikas Datalab së bashku me partnerët e saj, kanë në dispozicion mbi 250 inxhinier dhe programer profesional të cilët vazhdimisht merren me përmirësimin dhe plotësimin e kërkesave të përdoruesve të programit PANTHEON.

Më shumë informata për PANTHEON Public Service

Na kontaktoni

Thirrni në (038) 749 045 ose na shkruani në e-mail sales@datalabks.com

Provoni version demo të programit

Plotësoni formularin dhe filloni ta përdorini versionin DEMO, të cilin më vonë mund ta përdorni si të plotë duke e licencuar.

Regjistrohu në kurse

Kontrolloni listën e kurseve të organizuara nga Datalab Academy për fillestar.

Çmimorja për programin PANTHEON Public Service

PANTHEON me qira (hosting)

Të dhënat që ju fusni në PANTHEON (p.sh. faturat, inventari, kontabiliteti, pagat, etj) ruhen bazën e të dhënave, e cila gjendet kryesisht në një kompjuter të veçantë – server. Serveri është gjithmonë aktiv, në mënyrë që të dhënat të jenë gjithmonë në dispozicion, dhe  përveç kushteve të përshtatshme të sigurisë që parandalojnë humbjen e të dhënave, para së gjithash me anë të  backups dhe mbrojtjeve softuerike. PANTHEON Hosting paguhet si pjesë e një norme mujore ku përfshihen përdorimi i programit, ndryshimet legjislative,arkivimin e të dhënave dhe hapësira memorike në serverë të dedikuar.

Më shumë për PANTHEON Hosting

Blerja e licencës PANTHEON

Në rast se vendosni për të blerë programin, ai do të instalohen në kompjuterin/serverin tuaj dhe ju duhet që rregullisht ta bëni Upgrade softuerin në versione të reja (si pasojë e ndryshimeve legjislative apo funksionaliteteve të reja shtesë) dhe të siguroni vet arkivimin e të dhënave.  Shuma e blerjes mund të bëhet në një këst dhe programi do të bëhet pronë e juaja. Juve do të ju ngarkohet edhe një shumë vjetore paushalle e cila mundëson përditësimin e vazhdueshëm të programit, për vitin e parë kjo është obligative ndërsa për vitet tjera në vazhdim është opscionale por shumë e rekomandueshme.

Na kontaktoni në 038 749 045

Thirrni konsulentët tanë dhe së bashku ju do të gjeni një zgjidhje të përshtatshme për optimizimin e proceseve biznesore në kompaninë tuaj!